Deputetja e PS sherr me Ramën/ “Kadastra është vënë në shërbim të grupeve kriminale…”

Një përplasje e paprecedentë brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Qeverisë, pak ditë më parë, u mbulua nga tymnaja e krijuar për një situatë të tensionuar mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit. Por molla e sherrit ka qenë Lorena Goxhobelli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas një burimi të besueshëm brenda mazhorancës, Goxhobelli është akuzuar me fakte nga deputetja socialiste e Vlorës, Zamira Sinaj, për korrupsion dhe tjetërsim pronash në favor të grupeve kriminale, me dokumenta të falsifikuara, në bregdet.

Sipas deputetes së Vlorës, vetë Goxhobelli kishte përfituar vila në jug.

“Kadastra është është vënë në shërbim të grupeve krimianale që po marrin prona me dokumente të falsifikuara. Ti vetë si i i bëre vilat në jug?” – i është drejtuar ajo Goxhobellit.

Akuzat kanë sjellë një reagim të ashpër të drejtoreshës së Kadastrës. Ajo i është kthyer deputetes me tone të larta, cka ka shkaktuar edhe ndërhyrjen e Spiropalit.

“Mos i fol me arrogancë, se është deputete ajo”, – është drejtuar Spiropali, Goxhobellit.

Kryeministri Rama, për të devijuar debatin dhe për të zhurmuar akuzat e deputetes ndaj drejtoreshës së Kadastrës ka ndërhyrë duke iu hakërryer Spiropalit.

“Ti mos fol”, – i është drejtuar Rama asaj, duke i ndërprerë fjalën edhe deputetes Sinaj.

Ndërkohë që mbledhja e grupit të PS vazhdonte, në media “rrodhi” lajmi i përplasjes mes Ramës dhe Spiropalit, por nuk u tha asnjë fjalë për arsyet e acarimit mes tyre. Me gjasë, dalja e lajmit pa mbaruar mbledhja u bë qëllimisht që të fshihej debati i vërtetë për akuzat e forta për korrupsion ndaj Goxhobellit, njeriut të zgjedhur nga Rama në krye të Kadastrës, e cila deri tani ka dhënë 3 herë dorëheqjen, pas intensifikimit të hetimeve të SPAK për korrupsion galopant me pronat.

Akuzat kryesore të deputetes Sinaj ndaj Goxhobellit:

  • Favorizimi i grupeve kriminale: Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara për të kaluar prona publike dhe private në duart e personave me precedentë.
  • Përfitime personale: Dyshohet se vetë drejtoresha ka përfituar vila në jug të vendit si shpërblim për këto transaksione të paligjshme.
  • Fakte nga terreni: Deputetja e Vlorës, Zamira Sinaj, raportohet se ka prezantuar fakte konkrete që lidhin drejtoreshën me këto abuzime, duke shkaktuar një debat të ashpër që “diku u ndërpre” me urdhër nga lart./ Zoom.al

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali me aeroportin e Vlorës/ Pacolli paralajmëron me “përshkallëzim të pakontrolluar”

Behgjet PACOLLI Njëherë erdha me zemër të mbushur me gëzim me dëshirë dhe me një …