GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

Gjykata e Posaçme ka shtyrë shtyjë seancën e parë të gjykimit të kërkesës së SPAK për të pushuar hetimin e nisur mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka.

Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm prokurori i SPAK dhe as kallëzuesja Adriana Kalaja, e cila e kishte justifikuar mungesën me arsye shëndetësore.

Në këto kushte, gjyqtarja Marinela Osmani ndërpreu seancën dhe e shtyu atë për më 4 maj.

Në kallëzimin e depozituar në qershor 2025 në SPAK, PD pretendonte se gjyqtarja Irena Gjoka kishte falsifikuar formularët e dekriminalizimit. Sipas PD, Gjoka nuk kishte deklaruar në këto formularë një dënim penal të dhënë ndaj saj nga Gjykata e Janinës në vitin 2005 për mbajtjen e një dokumenti të falsifikuar.

Pas 10 muajsh hetim, SPAK provoi ekzistencën e dënimit grek, por nënvizoi se Gjoka nuk ka pasur dijeni për të dhe se, për shkak të kohës së kaluar, vepra është parashkruar. Me pretendimin se nuk ka kushte ligjore për vijimin e ndjekjes penale, SPAK kërkoi pushimin e hetimit.

About Redaksia

Check Also

Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 …