Vokshi: Gratë po ikin nga dhuna dhe pashpresa, Rama dhunuesi më i madh!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në takimin “Fuqizimi i grave në demokracinë lokale” ngriti shqetësime për situatën e grave në Shqipëri, duke deklaruar se ato ndodhen në një gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike, të përballura me diskriminim, dhunë dhe mungesë mundësish.

Sipas Vokshit, gratë shqiptare janë të braktisura nga qeveria, të diskriminuara, të dhunuara, të shantazhuara dhe të kërcënuara, duke akuzuar qeverisjen për krijimin e një klime frike përmes strukturave politike dhe patronazhistëve.

Albana Vokshi: Ne do kishim dëshirë që sa më shumë të dëgjohej zëri i grave edhe në hartimin e këtyre reformave. Duke pasur parasysh që gratë shqiptare janë në një situatë shumë të vështirë. Janë të braktisura nga qeveria, të diskriminuara, të dhunuara, të larguara, të pushuara, të spiunuara, të shantazhuara, të kërcënuara, nga patronazhistët e partisë, nga vetë qeverisja e drejtuar nga Edi Rama. Jemi përballur me papunësi të lartë, me paga të padrejta, mungesë mbështetje për familjen, mungesë mundësish për arsimin. Pra çfarë ndodh? Në kushtet e humbjes së shpresës, gratë zgjedhin që të largohen dhe nuk largohen më vetëm burrat, pra po largohen dhe gratë, largohen bashkë me familjen e tyre.

Shifrat janë tronditëse. Rreth 250,000 gra janë larguar në këtë dekadën në dekadën e fundit, bashkë me fëmijët e tyre dhe rreth 50,000 gra të tjera, 250,000 kanë marrë leje rezidence në vendet e Bashkimit Europian. ndërkohë që rreth 50,000 janë larguar në mënyrë ilegale. Mendoni pak, 50,000 gra të cilat ikin dhe ilegalisht. Çfarë mund ta shtynte një grua që të ikte, të linte vendin dhe të shkojë në mënyrë ilegale. Pra, humbja e shpresës. Unë sot jam kthyer në orët e para të mëngjesit nga Strasburgu. Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës pati një javë intensive ku u diskutuan shumë çështje, por në fokus të pothuajse të të gjitha diskutimeve ishin çështjet e grave. Dhe një prej diskutimeve që u bë si në komisione, por edhe në seancë plenare dhe mori disa orë, pra u diskutua në mënyrë më të zgjeruar se çështjet e tjera, ishte mbrojtja e grave në politikë.

Pse kjo merr një rëndësi shumë të madhe? Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, edhe për Europën, edhe për organizmat ndërkombëtarë. Nëse gratë shantazhohen, intimidohen, dhunohen, gratë pra, që janë përfaqësuese të grave apo të qytetarëve, atëherë ato vendosin që të vetëcensurohen, vendosin që të heshtin dhe një pjesë e madhe e tyre vendos që të largohet. Statistikat ndërkombëtare thonë që rreth 70-80% e grave në parlamente, apo grave në vendimmarrje, apo grave në politikë, dhunohen. Mendoni pak se si është situata në Shqipëri, kur gratë kandidate kërcënohen brenda qendrave të votimit nga banda kriminale.

Dhe ju e dini rastin e kërcënimit që më është bërë mua dhe vajzës sime në qendrën e Vorës. Çfarë mund t’i themi ne grave të tjera, nëse ne nuk qëndrojmë të forta për të përballuar këto shantazhe. Çfarë mund t’i themi? Çfarë mesazhi i çohet nga parlamenti shqiptar grave dhe vajzave që duan që të hyjnë në politikë, kur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ‘0900’-ta, fyen dhe përçmon gratë e tjera deputete.

Çfarë mesazhi mund t’i japim neve grave, kur Edi Rama është dhunuesi më i madh, verbal, psikologjik, institucional dhe fizik. Çfarë mund t’i themi neve grave kur pothuajse të gjitha gratë, tre Lindat e Ramës, apo gratë e tjera, zëvendëskryeministrja, ish zëvendëskryeministre, apo gratë e tjera, vetëm zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, janë aty vetëm për të zbatuar urdhrat e tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Patronazhistët kërcënuan mamanë e vajzës së re pse doli në një foto me deputetin Klevis Balliu

Laert Mera. Përshëndetje doktor. Më 17 prill, ndërkohë që protestohej në bulevard, në zona të …