Berisha: Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor!

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e Degëve Berisha tha se, ne e kemi plagosur bishën në mënyrën përfundimtare.

Berisha: Çdonjëri prej jush, çdo anëtar i partisë dhe çdo mbështetës dhe apo i forumeve tona, ftoj të rikujtojë vetëm një gjë, vetëm një deklaratë e cila nuk u bë në selinë e Partisë Socialiste, por u bë nga lobistët e korruptuar të Edi Ramës.

Se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, problemi i saj është se shqiptarët nuk ngrihen kundër korrupsionit. Një racizëm i mirëfilltë aty shqiptar.

Dhe se çështja e Akshit na qenka çështje e kulturës shqiptare, domethënë shqiptarët kanë kulturë marrjen peng.

Kurse çështja e Ballukut është një çështje e interpretimit shqiptar të imunitetit. Në një kohë kur pak vite më parë nuk janë diskutuar kurrë kërkesat e prokurorëve për heqje imuniteti të ministrave dhe zëvendës kryeministrave dhe as nuk mund të diskutohen. U ndala në këtë moment, se cila është forca e lobimit korruptiv të Edi Ramës, çfarë guximi merr ky lobim të deklarojë një komb se e ka kulturë pengmarrjen.

Të deklarojë se heqja e imunitetit paçka se në Shqipëri janë hequr gjithë imunitetet, përveçse me Edi Ramën, është interpretim shqiptar.

Në të vërtetë, me kryengritjen tonë paqësore kemi provuar të kundërtën. Ne kemi damkosur Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor.

Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk janë një komb pengmarrës, nuk kanë kulturë pengmarrjen.

Me kryengritjen tonë paqësore, ne kemi plagosur bishën në mënyrë përfundimtare.

Edi Rama veten nuk e ndër më.

Jo.

Edhe s’mund ta marrë.

Sot në Peshkopi u kërkonte socialistëve të na mbroni nga sulmet. Në mënyrë që të vjedhim të qetë. Na mbroni nga sulmet, thoshte ju.

E ndjen se çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet politike, por që është njeri që jeton me djersën dhe mundin e vet, konsideron Edi Rama një kriminel hajdut dhe qeverinë e tij një organizatë kriminale.

Shqiptarët çdo ditë kuptojnë që stimulari i të gjitha vjedhjeve në Shqipëri dhe sistemit korruptiv është Edi Rama dhe familja e tij.

Shqiptarët çdo ditë e më shumë po njihen me dimensionet e dosjes Rama-Balluku,

por po kaq të egra dhe të shëmtuara janë dimensionet e dosjes së Aksh të lindave të tij, Lindave të Akshit.

Demokratët janë në një presion të jashtëzakonshëm, por duhet të jenë më krenarë se kurrë, sepse në kushtet të një terrori të vërtetë psikologjik, në kushte të një terrori të vërtetë mediatik, në kushte të një terrori policesk, ata ju faktuan shqiptarëve dhe botës që janë opozita e vërtetë e këtij vendi.

Dhe se as nuk janë, as nuk janë pajtuar dhe as nuk pajtohen, as nuk kanë pranuar dhe as nuk do të pranojnë kurrë që dosja e Lubi Ballukut të mbyllet siç tha Edi Rama.

Që dosja e Akshit, që dosjes së Akshit t’i vihet kapak në të gjorën Mirlinda Karçanaj,

Kurse Linda e Surrelit, patronja e vërtetë e Akshit, të shëtisë

nëpër botë. Shqiptarët nuk e pranojnë kurrë këtë.

Demokratët nuk do e pranojnë kurrë këtë.

About Redaksia

Check Also

Deputetja kundër Ramës/ Europa nuk i ka kërkuar Shqiperise heshtjen e opozitës

Denisa VATA Europa nuk i ka kerkuar Shqiperise heshtjen e opozites, por shtet ligjor, institucione …