Berisha: Për çfarë e do kreu juaj dosjen Kraksi, socialistin që vodhi e vodhi dhe u arratis në Tunizi

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PS, për çfarë e do kreu juaj dosjen Kraksi, socialistin që vodhi e vodhi dhe u arratis në Tunizi.

Berisha tha se, shqiptarët nuk do ja falin atë, është absolutisht i pa shpresë.

Berisha: Dhe kreu juaj, prej një jave, prej ca ditësh, merr në dorë dosjen Kraksi. E morët vesh ju? Dhe miq të mi italianë më pyesin, çfarë e do ky dosjen Kraksi? Me ca pyetje shtesë. Kraksi është socialisti që ja mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Po po e dini mirë ju. Edhe këto vizitat e tij nëpër vende të gjirit, duan se kanë të njëjtin kuptim. Çfarë i duhet dosja Kraksit?

Më thoni mua ju? Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani, më thoni pak. Ka mundësi sepse e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët.

Shqiptarët nuk do ja falin atë. Është absolutisht i pa shpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën. Dhe ju thoni se po e turpëroni Shqipërinë se po e, po e, po e demaskoni Edi Ramën, po e denonconi. Po e turpëron ai veten, njeriun, Shqipërinë dhe çdo gjë me vjedhjet e tij, me qëndrimin e tij cinik ndaj fermerëve shqiptarë.

A keni ju në zonat tuaja fermerë? Nuk keni. Sigurisht. Se po të kishit, ju nuk lëshonit parlamentin pa ulur naftën. Ju nuk lëshonit parlamentin pa shtuar fondet. Pa shtuar fondet për vaditje, pa ndryshuar sistemin fiskal.

Por për ju, ata nuk ekzistojnë. Por kjo do të thotë të sillesh si, si fuqi koloniale ndaj qytetarëve, ndaj, ndaj fermerëve. Dhe rrini e flisni. Larë me miliarda këtu, miliarda aty. A ju kujtohen ju miliardat e Shell-it? Ju kujtohen ju se do krijonte fondin e madh të investimeve si Arabia Saudite?

Sado unë thashë këto gjëra, po ju nuk keni zgjedhës. Ju i keni qytetarët vetëm për t’i vjedhur dhe për t’i larguar nga Shqipëria, ashtu siç e tha, ashtu siç i thanë emigrantët në Dublin Niko Peleshit.

Po pse, pse e çoni atë? Mos shkoni të paktën. Mos dilni se jeni, jeni, jeni krejtësisht të konsumuar. Jeni të turpëruar. Nuk duan t’ju shohin.

About Redaksia

Check Also

Monstra i Durrësit u dorëzua tek lokali i shtabit elektoral të PS/ Denoncimi…

Deputeti i PD, Arian Ndoji ka bërë një denoncim të fortë në Parlament duke deklaruar …