Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi gjatë një deklarate jashtë ambienteve të GJKKO tha se institucionet e drejtësisë kanë marrë fytyrën e Edi Ramës
Komentet ai i bëri pasi GJKKO shtyu seancën ku po trajtohej çështja e falsifikimeve të Irena Gjokës.
“E gjithë kjo ndërtesë këtu ka fytyrën e Edi Ramës. Të gjithë institucionet janë ndotur nga Irena Gjoka, sepse ajo është emëruar nga Edi Rama”, deklaroi Malltazi
Malltezi tha se prokurori i çështjes kreu një hetim fiktiv, duke u bazuar vetëm në formularin e dekriminalizimit të Gjokës të vitit 2016 për të argumentuar, në mënyrë mashtruese, se afati pesëvjeçar kishte kaluar.
Pyetje: A do të besonit se do të pranohen kërkesat tuaja të paraqitura në seancën e sotme?
Jamarbër Malltezi: Fakti që e vazhduan seancën dhe nuk pritën që t’ia linin një gjyqtareje tjetër, tregon që është e para-paramenduar, e paracaktuar. E gjithë kjo ndërtesa këtu ka fytyrën e Edi Ramës. Të gjithë institucionet janë ndotur nga Irena Gjoka, sepse Irena Gjoka është emëruar nga Edi Rama. Po të kemi parasysh, nuk është hera e parë, po të kemi parasysh, i njëjti institucion, KLGJ-ja, i njëjti person, sekretari i Përgjithshëm, i cili para tre vitesh me 1 dhjetor i dha avokatëve të Sali Berishës dokumentin e shkarkimit të Irena Gjokës nga KLGJ-ja e mëparshme, i njëjti person 20 ditë më pas, kur i tërhoqi veshin Edi Rama, gënjeu deputetët e PD-së dhe tha, nuk e kemi këtë vendim në arkivën tonë. Pra, kur mbrrin i njëjti person, i njëjti institucion, KLGJ-ja që duhet të ishte ajka, të gënjejë deri në këtë farë feje, imagjinoje si janë institucionet e tjera. Të kemi parasysh prokurorinë e përgjithshme, vonoi 20 muaj vendimin me vulë apostile të autoriteteve greke, 20 muaj. Shikoni autoritetin tjetër, KLGJ-ja, katër letra kemi brenda tetë muajsh që i tregojmë vendime vulë apostile dhe katër herë thotë, e pres nga Prokuroria e Përgjithshme para se të marr vendim. Dhe kur ia çon Prokuroria e Përgjithshme, pastaj nuk merr vendim prapë.
Pra, çdo institucion i këtij shteti ka marrë fytyrën e Edi Ramës, fytyrën e Irena Gjokës. Irena Gjoka është llumi i kësaj drejtësie dhe i ka ndotur të gjithë. Më herët sot ju bëri me dije zoti Berisha këtë dokument. Dokument i cili ka vetëm firmën e Irena Gjokës, por jo të prokurorit apo të OPGJ-së. Ky dokument e tregon qartazi që Irena Gjoka e ka bërë nga zyra e saj. As ka shkuar fare. Ju këtu keni qenë, s’keni parë asnjëherë Irena Gjokën të shkojë në SPAK. Pra është e gjitha fasadë.
E bukura cila ishte? Sot na solli prokurori një dokument tjetër. Dokumenti i OPGJ-së, i cili thotë, ops, kam harruar unë ta firmos. Po ky dokument që thotë, ky OPGJ-ja, kam harruar ta firmos, është gjithashtu i falsifikuar. Pse? Po të ishte që e kishte harruar, po na e vinte në dispozicion neve atëherë kur e zbuloi. Dhe ky gjoja e ka zbuluar me 25 mars. Këtë mban data gjoja. Po ne dokumentin na ka ardhur neve me datë 2 prill. Ndërkohë, avokates Kalaja me datë 15 prill. Pra, gati 20 ditë më pas nuk ja ka vënë në dispozicion. Jo vetëm kaq, por ky dokument i falsifikuar, ky dokument që e bën të gjithë dëshminë e Irena Gjokës nul, ishte fshehur nga CD-ja që ju dha palëve. Ky është një dokument i fshehur. Imagjinojeni, ne shkojmë në seancë me dokumente të fshehura. Pse u fsheh? Pikërisht sepse u pa që ishte pa firmë.
Tani të kemi parasysh edhe një gjë tjetër. Prokuror, ne e bëmë zhvillim të seancës së sotme me prokurorin në mungesë. Prokurori kishte ikur në drejtim të paditur. Pse? Sepse për fat të keq, për të dytën here. Pse? Sepse për fat të keq prokurori çfarë kish bërë? Kish bërë gjoja sikur kish hetuar, kish fshehur, kish falsifikuar. Ky duhet të jetë skup mediatik për të gjithë mediat, për të gjithë gazetarët. Të kapet prokurori në mashtrim është shumë gjë e rëndë. Çfarë kish bërë? Kish bërë gjoja sikur kish hetuar, po çfarë? Vetëm deklaratën e Irena Gjokës të dekriminalizimit të 2016-ës. Dhe mbi bazë të asaj thoshte, ops, ka ikur afati pesëvjeçar.
Mashtrues. Pse? Po Irena Gjoka është emëruar në këtë gjykatë në 2022-shin. Ka riplotësuar formularin, siç e ka plotësuar edhe vetë ky prokurori që është lepe-peqe i Altin Dumanit. E ka plotësuar në 2022-shin. Nuk është bërë akoma afati. Pra kur shkojnë prokurorët, bëhen falsifikatorë, mashtrues ordinerë deri në këtë farë feje, imagjinoje çfarë ndodh. Pra mashtroi dhe ka, dhe tek formulari i dekriminalizimit, çfarë ka parë? Ka parë vetëm pikën a është e dënuar apo jo dhe përpiqet që ta justifikojë me justifikimin e mashtrueses, delikuentes Irena Gjoka, që thotë, nuk e kam ditur që vendimi ka marrë formë të prerë. Po dhe Irena Gjoka ka qenë gjykatëse në Fier. Në rast se nuk e kishte atë të pandehurin aty, e merrte vendimin dhe e bënte me shpallje publike. Ashtu e ka bërë vetë.
Apo ligjet që veprojnë për të tjerët nuk veprojnë për Irena Gjokën? Por gjithashtu prokurori nuk e ka hetuar as për rubrikat e tjera të formularit të dekriminalizimit. Dhe rubrikat e tjera dhe të vetingut e kanë pasur, a ke vendim qoftë dhe jo të formë së, vendim penal. Nuk i ka deklaruar. As vendimin jo të formës së prerë, ndërkohë që ka angazhuar avokat. Por, a jeni dëbuar, ka rubrikë gjithashtu. Dhe te rubrika a jeni dënuar, dëbuar nga ndonjë shtet i BE-së, gjithashtu ka vendosur jo. Pra është mashtruese, delikuente, recidiviste, përsëritëse, sepse e ka përsërisur përsëri formularin në 2022-shin, vijon edhe sot gënjen. Por ky prokuror që fshihet dhe mashtron, nuk e ka vendin këtu. Ky institucion ka marrë fytyrën e Edi Ramës, për fat të keq.
Gazeta RD