Berisha-mediave: Mos e censuroni këtë raport se është krim i shëmtuar! Mos rendi ndaj temave që dikton zyra e Edi Ramës…

Kryetari i PD, Sali Berisha, në deklaratën dhënë për gazetarët, u kërkoi këtyre të fundit të mos e censurojnë raportin e Parlamentit Europian, pasi do të ishte një krim i shëmtuar nga ana e tyre.

Berisha u tha gazetarëve se,nuk duhet të rendin pas temave që dikton zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se në raportin tjetër Shqipëria do të rrezikonte seriozisht integrimin.

Berisha: Çfarë taktike po ndjekin këta ndaj raportit? Dy taktika. Balla falenderon për raportin dhe fillon: ja thotë, se ligji lejon zgjedhje kompetitive, po nuk thotë që nuk u bënë zgjedhje kompetitive. Dhe mbyllet me kaq dhe merret me përralla, jo faleminderit këtij, faleminderit atij, në një kohë kur këta janë autorët e vërtetë të këtij raporti.

Veprat e zeza të tyre kanë shkruar këtë raport. Në 35 vite, një raport të tillë nuk ka patur. Krahasojeni pak me raportin e vitit të kaluar, e keni aty. Krahasojeni. Dallojnë si nata me ditën. Për ne nuk ka gjë të re. Ne i kemi thënë të gjitha këto. Por, deputetët e Parlamentit Europian, Komisioni i Jashtëm solli këtu misionin faktmbledhës. I gjeti dhe ato që janë shkruajtur aty me dorë të kursyer, sepse edhe më zi mund të ishin paraqitur.

Pra, thirrja ime është, mos e censuroni këtë raport se bëhet një krim i shëmtuar. Censurimi i këtij raporti është krim madhor në komunikim. Ndaj dhe mos të rendin ndaj temave që i dikton zyra e Edi Ramës, por të lexojnë para shqiptarëve raportin, të komentojnë si interes i tyre, sepse ju garantoj se në qoftë se nuk bëhet kthesa, raportin tjetër Shqipëria do ta shohë me dylbi integrimin. Ndaj dhe është e rëndësishme të shënohet një kthesë e madhe dhe mediat kanë një rol të madh këtu. Mediat kanë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mediat e kontrolluara nuk flasin për 490 mijë pensionistët që marrin pension të pjesshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin me pensionistët në selinë e PD, …