Qeverisja e Ramës si sistem kolonial! Një muaj më parë tha do u jap pensionistëve 2 kg domate shtesë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar qeverisjen e Edi Ramës si një sistem kolonial për shoqërinë shqiptare.

Berisha tha se, qeverisja e Ramës si një sistem kolonial. Një muaj më parë tha do u jap pensionistëve 2 kg domate shtesë.

Berisha: Shpërblimi, ky ishte shpërblimi që morën nga kjo qeveri ata që ndërtuan Shqipërinë, që sakrifikuan, që derdhën lumenj djersë, që mbajtën arsimin, mbajtën shëndetësinë, që ndërtuan, që, të gjitha me radhë.

Dhe papritur e pakujtuar e gjejnë veten të përjashtuar në një mënyrë të egër nga shoqëria, të keqshpërblyer në shkallën më ekstreme.

Një muaj më parë tha Eureka, Edi Rama. E çfarë ishte Eureka? Ishte Eureka 8 euro. Ajo që thotë ai, bonus për pensionin, 8 euro. 8 euro, dy kilogram domate. 8 euro, 13 vite më parë mund të ishin 20 kilogram domate.

Të mos s’flasim për ilaçet, s’i blejnë dot. Jo. Rrinë në mëshirën e sëmundjeve. Ky është krim. Absolutisht.

Ndërkohë i bie me krenari gjoksit se ka buxhetin 8 miliardë. 8 miliardë.

Ndërkohë, flet për rritje ekonomike, 3%, 4%. Është një sistem kolonial, sepse rritja ekonomike aty është po, nuk po, nuk po ndalem të analizoj strukturë, po shpërndarja është koloniale.

Shpërndarja e të ardhurave është, është barbari.

Po në qoftë se ti nuk mendon për qytetarët si përfitues të parë të atyre të ardhurave, si detyrim absolut që ata të jenë të parët që përfitojnë. Është krijuar një, një polaritet i jashtëzakonshëm. I jashtëzakonshëm.

93% e kursimeve në bankat e Shqipërisë, sot i kanë 12.000 shqiptarë. Nuk ka vend si ky.

Pastaj, e gjitha kjo, pse ky është një sistem i ngjashëm, pse ngjason ky kjo qeverisje e Edi Ramës me një sistem kolonial?

Ngjason, çfarë ishin sistemet koloniale në fakt? Plaçkitje. Ato ishin plaçkitje e pasurive publike të vendeve që kolonizoheshin. Po ç’po ndodh në Shqipëri? Plaçkitje. Po ndodh plaçkitje.

Fondet publike po plaçkiten në mënyrë të paimagjinueshme. 20 milionë euro kilometri i autostradës në fushë.

4 milionë euro kilometri në autostradë, Janinë -Kakavijë, në anën tjetër të kufirit, 26 metra e gjerë. Ç’ka ndodh? Plaçkitje, plaçkitje, plaçkitje të pafundme. Nuk ka komb të plaçkitur si ky. Plaçkitja ka arritur në ekstreme.

Objekt publik, punë publike 130 milionë euro, inceneratori nuk ekziston një tullë dhe eurot janë vjedhur. Janë vjedhur. Janë vjedhur 120 milionë dollarë tek impianti i ujërave të zeza të Tiranës, dhuratë bujare e qeverisë japoneze.

U zhduk. Nuk ka patur njerëz të vjedhin në këtë mënyrë. Plaçkitje. Plaçkitje, plaçkitje e pasurive publike. Miliona, miliona metra katrorë tokë publike në vend që t’u kthehen pronarëve, të kompensohen pronarët legjitim, u jepen baronëve të drogës, familjarëve të qeveritarëve. Plaçkitje!

About Redaksia

Check Also

Dy standarde për të mos bërë drejtësi

Nga Flamur NOKA Një standard për të besuarit e Narcos dhe një tjetër për kundërshtarët …