Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Rama ka manipuluar të të dhënave mbi prokurimet publike, pasi janë paraqitur shifra të pasakta në raportimet drejtuar Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian.
Berisha tha se, qeveria ka deklaruar një nivel të lartë të prokurimeve publike, rreth 10% të GDP-së, por ai pretendon se kjo shifër është e fryrë, pasi përfshin edhe prokurime të anuluara.
Berisha: Tani një mashtrim tjetër i paskrupullt që Tirana i bën Komisionit Evropian dhe BE-së.
Edi Rama dhe qeveria e tij e mashtrimit deklaron se ka prokuruar në vit 10 përqind të GDP-së dhe e shpall veten kampion.
Mashtrues i paskrupullt.
Si e ka realizuar mashtrimin?
Ka llogaritur prokurimet publike dhe prokurimet publike të anuluara.
Në qoftë se nga prokurimet publike të vendit zbriten prokurimet e anuluara, Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në botë të prokurimit publike, dhe jo që nuk e ka 10, por e ka gjithsej 4.9 përqind.
Histori banale kjo e një njeriu delinkuent që ose mashtron me qëllim ose është tabula rasa dhe nuk di çfarë thotë.
Siç bënin me eksportin, në një kohë kur eksportet këtu binin në pikiatë, këta llogarisnin eksporte, ri-eksportet nga Durrësi në Kosovë. Mallrat e importuara nga tregtarët e Kosovës dhe të shkarkuara në portin e Durrësit me destinacion Kosovën. Dhe këto mallra, Edi Rama i llogariste si të prodhuara në Shqipëri.
Të njëjtin mashtrim bën sot, por jo me mallrat që kalojnë në Kosovën, por e bën me tenderat e anuluar.
Dhe shto ato sa herë anulohet tenderi, llogaritet prokurim i bërë.
Kjo është një papërgjegjshmëri tjetër e plotë e tij.
Njeri që gënjen zyrtarisht, gënjen pafytyrësisht.
Gënjen në takime zyrtare.
Gazeta RD