Dosja “Balluku”, SPAK fletëthirrje të dytë për Igli Taren

SPAK firmos një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare dhe kërkon që ai ta paraqitet për të dëshmuar në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme për hetimin, kryesisht në drejtim të pasurisë së znj.Balluku”, tha një burim pranë SPAK.

Thirrja e Igli Tares erdhi fill pas disa kontrolleve që u ushtruan tek familjarë të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm, ndërsa hetuesit zbarkuan dhe në dy vila në një zonë rezidenciale në Drimadhes.

Më herët, SPAK firmosi fletëthirrjen e parë për ish-futbollistin, por u kthye pas, për shkak se ai jeton jashtë vendit dhe nuk mori dijeni. Në fletëthirrjen e dytë, hetuesit konfirmojnë se janë marrë masat që Tare të marrë njoftim.

Belinda Balluku dyshohet nga SPAK për abuzime me tenderat e rrugëve, që nga tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë deri tek lotet e Unazës së Madhe.

Javët e fundit, janë intensifikuar hetimet lidhur me të, në drejtim të pasurisë. Aktualisht ndaj Ballukut janë në fuqi dy masa sigurie; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve, kundër të cilave ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. /Vna.al

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …