Alimehmeti: Rama ka një plan të vetin, do pasuritë e këtij vendi! Si çdo pushtues që kërkon territore

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PDë, Ilir Alimehmeti, u ndal te miratimi me të gjitha votat pro të rezolutës së BE, që bëri bashkë opozitën dhe mazhorancën në Kuvend. Ai tha se PD ka qenë dhe është pro integrimit.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Alimehmeti tha se, Rama ka si synim shpopullimin e vendit, që të grabisë sa më shumë pasuri vetë.

“Sa i përket integrimit në BE, në NATO, PD ka qenë nismëtare e këtyre iniciativave. Ka mbështetur rrugën drejt BE. Duam të çojmë para vullnetin e njerëzve. Integrimi nuk është thjesht mbyllje kontratash. PS që e kishte motiv në fushatë BE, nuk ka shpjeguar se çfarë të mirash vinë nga integrimi. Fakti që shqiptarët janë pro BE, është se ndihen europianë. Ndihen europianë në bashkimin në vlera. Të rinjtë tanë po ikin. Të majtë, të djathtë, nga qyteti, nga fshati, po ikin se këtu nuk po bëhen punët siç duhen. Ky vend nuk po i jep shpresë, përfshirë këtu korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë. Mund të ndalem dhe te arsimi, apo punësimi apo dhe çështja e pronave. Nuk duhet ta bazojmë të ardhmen tonë në gënjeshtra. Të kesh një tufë me ministra në burg, e të thuash që kryeministri nuk dinte gjë dhe se po hanin dardha dhe kumbulla pas shpinës së tij! Të kesh një kryebashkiak në burg dhe të thuash që bashkia e Tiranës po funksionon!

Të kesh një zv.kryeministër në arrati, një zv.kryeministre që kërkohet t’i hiqet imuniteti, dhe PS voton kundër, qeveria nuk është në kushte normale. Ky nuk është një vend normal. Kryeministri ka një plan të vetin, që është largimi i njerëzve. Sepse do pasuritë e këtij vendi. Si çdo pushtues që kërkon territore. Tani ka shpikur paketën e maleve. Kryetarët e bashkive dalin dhe bëjnë garë se kush ka më shumë paketa malesh. Si tha kryeministri; kush ka më pak se 10 paketa malesh, nuk garon më për kryebashkiak!”, tha demokrati.

Duke u ndalur te skandali i AKSHI-t dhe masa e zbutur për Mirlinda Karçanajn, Alimehmeti tha se SPAK po heton se çfarë ka bërë ish-drejtoresha.

“Me aq sa u pa, kuptuam se ja paskemi dhënë në dorë kriminalitetit. Ato menaxhuakan jetën tonë. Kadastrën, certifikatat e sigurisë kombëtare. Ata i kishin. Pamë aty policinë e shtetit. Deputetë, ministra që kërcënojnë. Këta kanë marrë në dorë shtetin, shteti dhe bandat janë një. AKSHI është agjenci nën kryeministrin. Dhe kësaj i kanë ngrenë dardha dhe kumbulla pas shpine. Ky është dëm për shqiptarët. Ata kanë akses në burgje, në çdo të dhënë tonën. Shpresoj që mos të kenë akses te bankat”, shtoi ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Një deklaratë skandaloze, Edi Rama krahasoi shqiptarët me talebanët terroristë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një deklaratë të Edi …