Nga Adriana KALAJA
Si mund t’i shpjegosh një çifti të ri që nuk blen dot shtëpi, se një pastor, anglez i prekur nga mjerimi i një familje gjirokastrite, i ka dhuruar një vilë tre katëshe në Tiranë asaj dhe i ka shtruar dhe rrugën me asfalt.
Dhe ky të cilit i bënë bamirësi u bë dhe biznesmen, dhe në një prej kateve të vilës futi me qira dhëndrin e tij, që ne shqip i thërrasim “kollovar”, deri dje ishte kreu i SPAK!?
Këta janë heronjtë e fëmijëve tanë që e kanë kthyer SPAK-un në gjeneratorin kryesor të pastrimit të parave në ndërtim dhe një prokuror me 5 apartamente dhe vilë nuk mund të hetojë as Ballukun me 300 apartamente, as një trafikant me 100 apartamente.
Drejtësia e re duhet zhbërë para se të zhbëjë deri në qelizën e fundit Shqipërinë.
Kaq për momentin.
Shihemi së shpejti…….
PS: Jam krenare që e kam kallëzuar 2 herë Altinin me disa mbiemra, njëjtë si Irenat që afërmëndsh pranojnë çfarë i thotë Dumani Altin.

Gazeta RD