Vasili: Drejtësi rrugaçësh! Meta në kafaz ndërsa Beqaj në sallë në krah të avokatit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas standardeve të dyfishta në praktikën e seancave gjyqësore me zyrtarët e lartë në gjykim.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili e ka cilësuar një drejtësi rrugaçësh, vendimin e fundit të GJKKO për nxjerrjen nga kafazi të ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

‘Çfarë qeverisje ka ky palaço sistem gjyqësor, që ka një ligj dhe trajtim special mafioz për Ilir Metën dhe një ligj tjetër për të tjerët, ndërkohë që ligji është një i vetëm dhe i barabartë për të gjithë’, shkruan Vasili.

Sipas ish ministrit, drejtësia është kthyer në turpin e faqen më të zezë të vendit.

Reagimi

Drejtesi rrugaçesh!

Meta ne kafaz te, ndersa Beqaj ne salle ne krah te avokatit.

Keta gjykates kujtojne se kane marre me tapi ligjin dhe sallat e gjyqeve.

Çfare qeverisje ka ky palaço sistem gjyqesor, qe ka nje ligj dhe trajtim special mafioz per Ilir Meten dhe nje ligj tjeter per te tjeret, nderkohe qe ligji eshte nje i vetem dhe i barabarte per te gjithe.

Cfare drejtesi legenash dhe e kapur koke e kembe eshte kjo, qe i ka kthyer sallat e gjyqit ne parcela ku seicili e punon token e ligjit sipas urdherit, qejfit apo interesit te vet.

Perfundimisht ketu drejtesia eshte kthyer ne turpin e faqen me te zeze te ketij vendi.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Ministri Gogu të kërkojë falje, gënjeu për raportin IBAR!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, ministri i …