Nga Ylli ASLLANI
Po sjell shkurtimisht disa reflektime nga takimi me qytetarët në Durrës për Reformën Administrative e Territoriale!
Dëgjesa në odeonin e shkollës artistike Jan Kukuzeli në qarkun Durrës shënoi një kulm në rritjen të pakënaqësisë së banorëve ndaj pasojave të reformës vitit 2014! Kjo pasi Durrësi dhe durrsakët janë një nga viktimat më të dhembshme të kohëve moderne të reformës së vitit 2014
Aty dhe fatkeqësitë natyrore si tërmeti shfrytëzohen për të blerë e rekrutuar votues me paret e mbledhura për dëmshpërblimet…!
Shpopullim i qyteteve e fshatrave të këtij bregdeti atraktiv është përtej arsyes dhe dhembjes normale!
Në atë territor bashkë me varfërinë, mbizëtoron ligji xhunglës dhe më të fortit!
Qytetarëve u merret prona e tyre vetiake në mes të ditës pa pyetur për të drejtat e tyre kushtetuese dhe njerëzore!
Eleminimi i vlerave në atë territor shtrihet sa në sipërfaqe, lartësi deri në thellësitë antike… duke imituar dimesionet trekëndore të premtimeve kryeministrore!
Qytetit i rrëmbehet porti dymijëvjeçar pa pyetur Këshillin e Bashkisë dhe banorët. Për antitezë do kujtoja se në Bordo të Francës po hidhen miliarda para për të ringritur portin e dikurshëm romak..
Për shumicën e diskutantëve, bashkitë aktuale kanë dalë jashtë funksionit të tyre në shërbimin ndaj qytetarëve!
Fermerët dhe prodhimet e tyre janë lenë në mëshirë të fatit…
Këneta është shndruar në një gulag për banorët që jetojnë aty, pa asnjë lloj shërbimi apo gjesti që tregon kujdesin minimal të pushtetit ndaj atij komuniteti! Madje dhe lista e votuesve të zgjedhjeve aty është shpërndarë si “hajmali” në lagjet e tjera të qytetit, për të mos u gjetur nga banorët e saj ditën e votimit…
Kryetarët e tyre të zgjedhur janë thjesht figurantë në një territor ku vendos plotësisht Kryeministri dhe oligarkët e tij!
Qytetarët janë thjesht taksapagues që nuk marrin apo kontrollojnë dot asnjë lloj shërbimi!
Politikisht. Në kundërshtim me kartën evropiane të autonomisë vendore dhe kushtetutën qeveria i ka marrë kompetencat bashkive në menaxhimin e territorit, lejet e ndërtimit, trajtimin e përpunimin mbetjeve, shërbimin ujësjellësve e kanalizimet, kadastra urbane, transporti urban.
Administrativisht. Janë shkatërruar pa asnjë kriter një seri njësish vendore duke sjellë kaos, mungesë shërbimesh, shpopullim dhe stanjacion ekonomik.
Struktura vendore të fshatrave e qytetetev janë shkatërruar plotësisht!
Për të frenuar rëbimin e plotë, në takim u kërkua nga qytetarët riformimi urgjent i bashkisë së Fushë Krujës, Manzës dhe Sukthit, si dhe moshkrirja e bashkisë së Shijakut!
Nga pikëpamja demokratike. Në krejt territorin e bashkisë mungon përfaqësimi i qytetarëve në këshillat e bashkive. Mungon transparenca dhe kontrolli banorëve në përdorimin e taksave që ata paguajnë.
Banorët të lodhur nga mashtrimi me njësitë e emëruara administrative, kërkojnë rikthimin e zgjedhjeve nga popullit të kryetarëve të tyre.
Durrësi turistik në krejt vijën e vet bregdetare nga Ishmi, Gjiri Lalëzit e deri tek shkëmbi Kavajës është në rënie të lirë! Në hotelet, rezidencat dhe ndërtimet pa kriter, dhjetra mijëra turistë nuk gjejnë ujë apo shërbime bazë të pastrimit e kanalizimeve të ujrave të zeza…
Megjithatë jo për retorikë, tha një socialist, partia jonë ka fituar bashkinë me 16 mijë vota diferencë… , shifër kjo e përafërt me numrin e dyfishuar të punonjësve të bashkisë dhe administratës shtetërore në Durrës…!
Dëgjesa tjetër do të jetë ditën e Premte në qarkun Dibër.
Gazeta RD