Berisha: COELA thotë se korrupsioni është shqetësim vendimtar, hera e parë që përdoret një term i tillë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, COELA thotë se korrupsioni është shqetësim vendimtar, hera e parë që përdoret një term i tillë.
Berisha theksoi se, ky qëndrim vjen pasi u zbulua se Rama qëndron pas dosjeve të Lubisë dhe Lindave të tij.

Berisha: Këtu ka një zhvillim tjetër jashtëzakonisht tër rëndësishëm në rekomandime, të cilin nuk e kam hasur kurrë të kësaj force dhe të kësaj natyre.
11.
Në raportin e shkurtit thuhet: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz.
U garantoj se ky term ekziston edhe në raportet e vitit 2011. Shqetësim serioz.
Por jo, nuk e pranon COELA këta.
Nuk është punë shqetësimi serioz, se shqetësim serioz mbetet kur luftohet, por duhet të luftohet vazhdimisht.
Tani është kaluar në një terminologji krejtësisht tjetër: Korrupsioni shqetësim vendimtar, themelor.
Me një fjalë, Shqipëria pothuaj me karton të kuq.
Krucial. Nuk e kisha hasur kurrë.
Kam hasur terma galopant, pervaziv, por krucial jo.
Ky është vlerësimi dhe cilësimi që i ka bërë COELA pas zbulimit se Edi Rama qëndron prapa dosjeve të Lubi Ballukut dhe Lindave të tij.
Krucial sinjalizon status afër vijës së kuqe në gjuhën diplomatike.
Pra edhe një përshkallëzim jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Shikoni çfarë u fshehin qytetarëve mediat e qeverisë.
Rezultatet e SPAK.
Njohje eksplicite, referencë e përgjithshme ndaj konsolidimit dhe kapaciteteve të SPAK.
Jo, pas sulmeve dhe bllokimit të SPAK nga Edi Rama, BE del hapur në mbrojtje të rezultateve, domethënë të padive të paraqitura ndaj Lubi Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t dhe të rrugëve.
Është shtuar: BE mirëpret rezultatet e mira të arritura gjer tani nga SPAK dhe gjykatat e tij përfshi rastet e korrupsionit në nivelet e larta.
Besoj se më shqip nuk mund të fliste.
Imagjinoni ju se si mund të fshihet ky denoncim.
Këtu krijohet një kontrast i qëllimshëm politik midis ndërhyrjeve dhe kritikave të Edi Ramës dhe qëndrimeve të BE.
Është shtuar, nuk ekzistonte.
Parlamenti dhe prezumimi i pafajësisë. Asnjë fjalë në shkurt.
Deklaratat publike të institucioneve shtetërore mbi hetimet ndaj zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm duhet të respektojnë prezumimin e pafajësisë. Është shtuar kjo.
Kjo është kritikë e drejtpërdrejtë ndaj ndërhyrjeve të parlamentit në hetimet e SPAK.
Kjo do të thotë se parlamenti nuk mund të ndërhyjë, as të interpretojë, as të bllokojë hetimet e SPAK dhe kërkesat e tij.

About Redaksia

Check Also

IBAR kërkon që Shqipëria të trajtojë sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industrisë së ndërtimit si pasojë e korrupsionit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, IBAR kërkon që Shqipëria të trajtojë sektorin e …