Gjatë fjalës së mbajtur në kryesi, kryetari I PD, Sali Berisha u shpreh se, Partia Demokratike do të jetë partia e seksionit. Sipas tij, ripërtëritja e partisë nënkupton anëtarësime të reja.
Berisha tha se, ne jemi parti e territorit, pra ne jemi parti e seksionit. Dhe, përparësi absolute në piramidën e saj merr themeli, i cili është seksioni.
Ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja. Nënkupton zhdukjen e çdo barriere që pengon anëtarësimet e reja.
Berisha: PD, në rrafshin organizativ, do jetë partia e seksionit.
Ne jemi parti e territorit, pra ne jemi parti e seksionit.
Dhe, përparësi absolute në piramidën e saj merr themeli, i cili është seksioni.
Ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja.
Nënkupton zhdukjen e çdo barriere që pengon anëtarësimet e reja.
Nënkupton hapjen e dyerve në nivel seksioni dhe në të gjitha nivelet për prurje të reja, angazhime të reja.
Ju garantoj se janë me mijëra e mijëra demokrate e demokratë që të gatshëm të anëtarësohen dhe të marrin përgjegjësi, por që nuk u ofrohet kjo mundësi. Nuk u ofrohet ky mjedis.
Nuk u ofrohet sepse, e kam theksuar dhe e theksoj, sëmundja e opozitarizmit është inercia, është apatia.
Dhe kjo sëmundje bën që të tregohemi indiferentë ndaj këtij procesi që është jetik për PD-në.
PD sot më shumë se kurrë ka nevojë për eficencë. Eficencën e çdonjërit prej drejtuesve, prej anëtarëve të saj.
Ka nevojë për treguesit e matjes së kësaj eficencë në mënyrë që potencialet e saj të shfrytëzohen në shkallë maksimale.
PD ka jetik shfrytëzimin e çdo potenciali që ofron dixhitalizimi dhe urtësia artificiale në mënyrë që ne të mund të shumëfishojmë fuqinë tonë, aftësitë tona.
Programi i saj apo vizioni i saj është absolutisht më i miri që ekziston.
Por ne kemi fatin e madh dhe privilegjin e veçantë që programin e kësaj partie ta konsultojë, ta shqyrtojmë dhe rishqyrtojmë me think-tanket më të mira që ekzistojnë sot në Europë dhe në SHBA.
Gazeta RD