Kuvendi i PD, mbërrijnë delegatët në Pallatin e Kongreseve

Mbërrijnë delegatët e parë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, forumi më i lartë vendimmarrës.

Ky do jetë Kuvendi i Ripërtëritjes së Partisë Demokratike.

Erisa Bajaziti, e cila është një prej anëtarëve të Partisë Demokratike nga radhë e diasporës, do të mbajë fjalën e hapëse. Më pas do të konstituohet sekretariati teknik, i cili do të merret me të gjithë punimet e Kuvendit.

Sipas traditës do të kemi një fjalë nga kryetari Sali Berisha, si edhe do të lexohet një rezolutë nga zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, e cila është miratuar nga Këshilli Kombëtar që nuk njeh farsën e 11 majit.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë edhe të ftuar të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Kuvendi i këtij viti ka në qendër konceptin e “Ripërtëritjes”, një mesazh që lidhet me procesin e reformimit dhe modernizimit të partisë.

Sipas agjendës, Gazment Bardhi do të prezantojë ndryshimet statutore të miratuara më herët nga Kryesia e PD-së.

Gjatë punimeve do të prezantohen gjithashtu dy platforma të reja. Njëra lidhet me procesin e digjitalizimit të partisë, ndërsa tjetra synon angazhimin dhe përfshirjen më të madhe të diasporës në aktivitetin politik të demokratëve.

Në përfundim, delegatët do të votojnë për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar, duke zgjedhur mes kandidatëve të propozuar nga kryetari, kryesia, degët e partisë dhe anëtarët më të votuar të Këshillit Kombëtar.

About Redaksia

Check Also

Harxhi: Rama ‘i plagosur’ politikisht, PD në rrugën e rikthimit në pushtet pas riorganizimit

Ish-diplomatja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, u shpreh për SYRI TV …