Harxhi: Rama ‘i plagosur’ politikisht, PD në rrugën e rikthimit në pushtet pas riorganizimit

Ish-diplomatja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, u shpreh për SYRI TV se Kuvendi i sotëm i PD-së përbën një moment ndryshimi dhe rinovimi për partinë, me synim riorganizimin e plotë të strukturave dhe burimeve njerëzore. Ajo theksoi se Partia Demokratike po hyn në një fazë ripërtëritjeje dhe se shumë shpejt pritet të vijë në pushtet si rezultat i këtij riorganizimi.

Harxhi u shpreh gjithashtu se Edi Rama është tashmë “krejtësisht i plagosur” politikisht dhe nuk mund të ringrihet më, duke e konsideruar këtë si një zhvillim që reflekton ndryshimet e pritshme në skenën politike në Shqipëri dhe më gjerë.

‘Unë personalisht e quaj Kuvendin e ndryshimit. Ky është momenti në të cilin Partia Demokratike duhet të bëjë atë ndryshim të madh, jo vetëm me politika, por edhe me resurse njerëzore, me burimet njerëzore njëkohësisht.

Dhe mendoj që risia këtë radhë do të jetë pikërisht rinovimi, ripërtëritja dhe një riorganizim total i Partisë Demokratike, e cila shumë shpejt, shumë shpejt mendoj, do të vijë në pushtet. Është shumë shpejt.

Edi Rama tashmë është krejtësisht i plagosur dhe nuk mund të ngrihet më. Kështu që mendoj se do të kemi lajme të mira nga të gjitha anët, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, sa i përket zhvillimeve në Shqipëri dhe vetë Partisë Demokratike’, u shpreh Harxhi.

About Redaksia

Check Also

Deputeti i CDU: Unë dhe partia ime kemi pritshmëri të larta për PD-në!! Tani është koha për bashkim

Kuvendin e Partisë Demokratike e përshëndeti edhe deputeti i rëndësishëm i CDU, partisë në pushtet …