“Diella” kushtoi 4 mln euro, avatari i PD me vetëm 100 euro! Mesazhi: Rama po i kushton shumë Shqipërisë

Kuvendi Kombëtar i PD/ Prezantohet avatari i Skënderbeut: Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro

Unë jam Skënderbeu.
Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj,
As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës.
Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve.
Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike.
Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro.
Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar.
Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!

About Redaksia

Check Also

Deputeti i VMRO-DPMNE: Ne duruam dhe fituam, besoj fort se edhe ju do të fitoni! Partia jonë mbështet Partinë Demokratike

Dragan Kovaçki Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Mirëdita! Të nderuar kryetarë, të nderuar …