Berisha: PD do e vazhdojë ripërtëritjen edhe në forumet e tjera, qëllimet kryesore janë modernizimi dhe organizimi

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kreu demokrat tha se, PD do e vazhdojë ripërtëritjen edhe në forumet e tjera, qëllimet kryesore janë modernizimi dhe organizimi.

Anisa Kadesha: Zoti Berisha, a po e shikoni edhe mundësinë e frymës së ripërtëritjes edhe për kryesinë e PD, dhe a do ketë gruaja një rol të rëndësishëm në pozicionet drejtuese, ndoshta në pozicion nënkryetare?

Sali Berisha: Unë shpresoj dhe besoj se po. Kjo frymë ripërtëritje jashtëzakonisht jetike për PD, që u shpreh, që mori me votën jo vetëm për rezolutën që miratoi Kuvendi, por me votën për kandidaturat që u votuan për anëtarë, do të vazhdojë dhe duhet të vazhdojë në të gjitha nivelet e tjera.

Marsi Korreshi: Zoti Berisha, në përfundim të procesit të riorganizimit të plotë të PD, atë që ju e cilësoni si ripërtëritje, çfarë do ndodhë më pas me PD, cili do jetë fokusi i saj, aksioni i saj opozitar?

Sali Berisha: Në Kuvend ne shpallëm drejtimet më kryesore të punës. Shtyllë bazë ishte ripërtëritja, e cila nënkupton përpunim të vazhdueshëm të vizionit dhe programit tonë. Nënkupton modernizim të të gjithë veprimtarisë së PD.

Nënkupton organizim të të gjitha strukturave të saj.

Pra, PD ka një veprimtari shumëplanëshe tani, e cila shtrihet nga parlamenti, kryesia tek seksioni i saj.

Është një axhendë pune shumë ambicioze, por unë kam besim të madh se do përmbushet me sukses.

About Redaksia

Check Also

Kurti: Me Ramën na ndan qëndrimi ndaj Beogradit zyrtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me homologun e Shqipërisë …