Këshilltarët e PD Elbasan kanë dalë ditën e sotme në një deklaratë lidhur me anulimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, që do të duhej të ishte mbajtur pasditen e ditës së djeshme.
Artan Kana këshilltar, shprehet se sipas mazhorancës anulimi është bërë për mosplotësim të kuorumit, por këshilltarët që u thanë se mungonin janë parë në ambientet ku do të zhvillohej mbledhja, gjë e cila sipas tij duket mjaft e dyshimtë.
Pas kësaj, Kana ngre dyshime se te paketa e maleve,e cila ishte edhe pika më e nxehtë e diskutimit në mbledhjen e Këshillit, ka pazare. Kjo është e turpshme dhe është e njëjta situatë me dhënien e pronave publike në të gjithë Shqipërinë. Qëllimi i tyre nuk është thithja e investitorëve të huaj dhe zhvillimi i vendit, por grabitja e pronave të shqiptarëve.
Në përfundim të fjalës së tij, Artan Kana është shprehur se kjo nuk përfundon këtu, por do të kërkojnë informacione dhe dokumentacione të tjera lidhur me paketën e maleve dhe për arsyet e vërteta të shtyrjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Gazeta RD