Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec! Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE për mjedisin

Gjatë fjalës në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.
Berisha theksoi se, ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE për mjedisin.

Berisha: Për çdo investim të huaj bëmë një ligj. Bëmë një ligj, sipas të cilit kur qeveria miratonte projektin, jo projektin, planin, idenë e investimit, bazuar kjo në dokumente shtetërore zyrtare të kadastrës, origjinale jo të falsifikuara, atëherë asnjë njeri nuk mund të kishte asnjë pretendim ndaj investitorit, përveçse ndaj shtetit.
Të gjitha pretendimet ndaj qeverisë. Pse e bëmë këtë? E bëmë këtë se i merrnin peng.
Vinte i huaji, investitori i huaj, edhe blinte tokën, i bënte të gjitha veprimet, i dilte i forti. I thoshte ‘jo s’janë të tuat këto, o kaq ose këtu s’mund të ngulësh dot ti’.
Që kur bëmë këtë ligj, i forti nuk i thotë më tokën, nuk i afrohet dot asnjë investitori. Kishte pretendim, mund të ndodhi që vërtet ka parregullsi në dokumente, hajde tek ne.
Të paguajmë, të dëmshpërblejmë me çmimin e tregut çdo metër katror. Çfarë ka bërë ky zotëria? Ky e injoron këtë. E injoron, prandaj dhe ikin investitorët njëri pas tjetrit.
Absolutisht asnjë investitor i rëndësishëm, përveçse një në kushte ultrakorruptive, është tjetër ai do të dalë kjo. Nuk ka investuar në Shqipëri gjatë 13 viteve.
TAP-i është gjithçka kontratë e qeverisë së mëparshme, Devolli është kontratë e qeverisë së mëparshme, Fani është kontratë e qeverisë së mëparshme, Ashta e ndërtuar. Pra ikin.
Ky zotëria në këtë proces që duhet të ishte një zhvillim, ta quajmë festiv për shqiptarët, që investoheshin dy miliardë apo tre miliardë sa thotë tani, ky e ka shtruar këtë në procesin më të mbyllur.
Më të mbyllur.
O zotëri, aty është, pavarësisht se si e ndryshon ti ligjin, po aty është peizazh i mbrojtur. Ç’është kjo që sa të duash ti, natyra ashtu e ka atë.
Atëherë do ulesh me mjedisorët dhe do u japësh garanci. Do t’u thuash që ju nuk jeni që të ndërtohet fare, ne do ndërtojmë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.
Hajde t’i bëjmë llogaritë, ka pra, ‘Natyra 2000’ përcakton qartë ato. Se ky jep e thotë jo ajo, Porto kjo, Porto ajo.
Ka të përcaktuara, më kupton apo jo?
Dhe kjo zonë e bën Shqipërinë të famshme në botë. Absolutisht e bën. Jua them unë se është një zonë fantazi natyrore. Është një mrekulli, mrekulli. Po e bën të famshme me kusht që mos ta shëmtosh, mos ta shkatërrosh, me kusht që ta zhvillosh në përputhje me të gjitha kushtet. Nuk flet ky.
Herën e fundit, në fjalën e tij tha, ‘Unë’ tha ‘ju kam thënë atyre që të zgjidhin problemet me pronarët’. A e dini si është puna e pronarëve është aty t’ju them unë ju?
Dy burime më thonë, që në qoftë se merr pretendimet e njerëzve për pronësi në atë zonë, t’i marrësh të gjitha në sipërfaqe bëhen nja 28 mijë kilometra katrorë.
E si mund ta zgjidhi i huaji këtë a më thoni mua? Si mund ta zgjidhë atë? Me hajdutë si Pëllumb Petriti, Alket Hyseni.
Kur unë i thosha kryemafiozi i Jugut, Ergys Agasi, e të tjerë, ku janë ata? Aty ligji dhe shteti duhet të jetë garanti.
Ndaj dhe me ato frazat që kishte futur ai pardje, që ‘atyre u kam thënë që ato çështjet e pronësisë duhet t’i zgjidhni ju’. Aty s’ka njeri që i zgjidh çështjet e pronësisë.
Po shko atje pyesni njëherë, s’i zgjidh dot kush. Po pse s’i zgjidh dot kush? Sepse kanë ndryshuar 17 drejtorë kadastre në Vlorë. Vetëm për këtë arsye, nuk ndodh në botë, je në Guiness.
Kryen porosinë, ik. Merr një strajcë me para. Emëro tjetrin, kryen porosinë, ik, merr një shpërblim me para. Atëherë, aty duhet të jetë shteti që duhet të garantojë. Nuk i thuhet fare siç thotë ai që ‘unë ja u ktheva këtë projekt’. Jo, jo, qeveria ka detyrim. Kur vendos, të thotë ‘ndërtimet në këtë zonë, peizazh natyror, do bëhen në përshtatje të plotë me peizazhin’.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Telat me gjemba i ka urdhëruar vetë Edi Rama! Ligjet e përcaktojnë që duhet të ulesh me komunitetin dhe të bisedosh

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, telat me gjemba në Zvërnec i ka urdhëruar …