Tubim madhështor para Kryeministrisë: SPAK të hetojë Ramën për korrupsionin e Ballukut

Teksa protestuesit janë zhvendosur nga sheshi “Skënderbe” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës, nuk kanë reshtur as këtë të enjte, 11 qershor.

Protestuesit e kanë etiketuar kryeministrin Edi Rama, si tradhtar.

Ndërsa aktivistja Sidorela Vatnikaj në fjalën e saj në podiumin para Kryeministrisë deklaroi se ajo është në këtë protestë për një Shqipëri dhe drejtësi të re.

“Është shumë bukur të vish në protestë, në solidaritet dhe të thuash të vërtetën tënde. Ju kërkoj të mos bini pre e provokimeve,  çlirohuni nga një regjim që na kërcënon me bukën e gojës”.

Vatnikaj i bëri apel SPAK-ut të marrë kryeministrin Rama nën hetim për korrupsionin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të PS-së, sidomos Belinda Ballukut.

“Drejtësia të marrë nën hetim Edi Ramën për korrupsionin e Belinda Ballukut, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ata s’kanë zgjedhur vetëm. Hetim, hetim, hetim. Për qytetet, malet, plazhet nuk vendosin 5 oligarkë, por të gjithë ne”, deklaroi ajo.

Aktivistja bëri përgjegjëse qeverinë për largimin e të rinjve dhe për rritjen e kriminalitetit mes tyre.

“Janë thënë shumë mesazhe, por sot jam këtu për tim vëlla, që nga një student ekselent punon si punëtor në New York, jam për shokët e mi që i kriminalizuat, për ata që duhet të bëhen idiotë funksionalë e të mbledhin vota për një punë në shtet, jam këtu që në maternitete të mos vdesin gratë shtatzëna, që mos na vdesin më punëtorë dhe të mos marrin as shpërblimin”, u shpreh aktivistja.

About Redaksia

Check Also

Corriere Della Sera: Igli Tare nën hetim, vila e dyshuar si ryshfet për Ballukun ishte në emër të tij

Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: …