Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve! Mos vendos flamingon në bluzë, por Lubinë dhe Lindat e tua

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve! Berisha i bëri thrrje Ramës të mos vendosë flamingon në bluzë, por Lubinë dhe Lindat e tij.

Berisha: Dënoj gjithashtu provokacionet e ulëta të Edi Ramës ndaj protestuesve, epitetet, fiksimet, halucinacionet e tij.
Njëherë i paraqet agjentë të fuqive të huaja, të vendeve të tjera.
Herë tjetër fajin e kanë influencerët.
I cili përpiqet t’i përshkruajë ashtu siç nuk janë.
Dhe i them ta mbajë gojën sepse një influencere është një personalitet në universin digjital.
Dhe është e turpshme t’u vesh epitete apo t’u tregosh ato që tregon ti.
Akt i ulët dhe shumë i rëndë provokacioni ishte stampimi në bluzën e tij i flamingos.
I kujtoj disa vargje të Fishtës, që njerëz si ai i quan barkderra, dhe i kujtoj se nuk ke asnjë të drejtë morale ti, vrasësi i flamengove me aeroportin që ndërtove, etj me radhe.
Stampo në bluzën tënde Lubinë, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit, Gys Agasin dhe Armand Frangun, ata stampoji, jo flamengot.
Flamengot janë simbol i asaj ndërgjegje të lartë mjedisore që ka arritur rinia shqiptare.
Flamingot po mbrohen nga ata të rinj, nga ata qytetarë, pasi ti anulove çdo ligj në kundërshtim me Kushtetutën për t’i zhdukur ato.
Dhe tani për të bërë sikur nuk është gjë, na vesh një bluzë më flamengo.
Bluzën vishe me Lubinë, vendos edhe dy Lindat, njërën në një krah, tjetrën në krahun tjetër.
Mos harro Gysin dhe Armand Frangun, këto të shkojnë ty.
Lëri provokimet, bëj zgjidhjen politike.
Absolutisht je i pashpresë.

About Redaksia

Check Also

SPAK kap mesazhin e Ramës/ “Mos i shit apartamentet nën 1800 euro”

“Mos i shit apartamentet nën 1800 euro/m²”. Ky është vetëm një mesazh në një prej …