“Rama jep dorëhqjen”, emigrantët shqiptarë në Lyon në protestë kundër kryeministrit

Nga Enton DOÇI
Korespondenti ynë në Lyon

Qindra emigrantë shqiptarë kanë dalë në protestë në qendër të Lyonit në Francë duke protestuar kubdër qeverisë shqiptare.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Francë i janë bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranës prej dy javësh.

Protestuesit në Lyon, me flamuj shqiptarë në duar brohorasin në kor duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në pankartat që ata mbajnë në sura shkruhet; “Dorëheqje”, “Qeveri e krimit|”, “mjaft më”, “Edi Rama jepe dorëhqejen”, etj.

Protestat masive për largimin kryeministrit Edi Rama vazhdojnë prej disa ditësh në shtete të ndryshme të Botës. Italia është një nga kryeqendrat e protestës së diasporës shqiptare, ku në disa qytete, shqiptarët janë ngritur në protesta për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Qindra qytetarë në Romë me flamuj shqiptarë në duar dhe pankarta kundër qeverisë kanë protestuar duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë socialiste.

Qindra qytetarë të tjerë shqiptarë kanë protestuar në qytetet e Genoas, Pisës dhe Torinos në Itali, ku si kërkesë e njëjtë dhe e panegociueshme si bashkëkombasit e tyre kudo në Botë, ka qenë largimi i Edi Ramës.

Qindra emigarantë shqiptarë janë mbledhur për të protestuar kundër shefit të qeverisë shqiptare në Vienë. Me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Diaspora shqiptare ka organizuar edhe një protestë tjetër këtë të dielë në Berlin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane si “Rama ik, ju erdhi fundi”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe situatës politike në Shqipëri.

Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, emigrantët Shqiptarë kanë zhvilluar protesta në Gjermani edhe në qytetet e Mynihut dhe Këlnit. Qindra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe nisjen e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

“Kërkesat e protestuesve”/ PD thërret në interpelancë urgjente kryeministrin Rama

Grupi parlamentar i PD thërret në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama lidhur me kërkesat e …