Pedagogu: Klika e ndyrë sorosiano-komuniste i ka kthyer universitetet në shpella nepotizmi e korrupsioni

Pedagogu Lush Susaj duke folur në protestën qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë, në ditën e saj të 17-të, ka ngritur akuza të ashpra ndaj sistemit arsimor dhe qeverisjes në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Susaj u shpreh me tone të forta kritike, duke theksuar se arsimi dhe universitetet në vend, sipas tij, janë dëmtuar rëndë gjatë dekadave të fundit.

Më tej, ai deklaroi se universitetet shqiptare janë kthyer, sipas tij, në ‘shpella nepotizmi dhe korrupsioni’, duke akuzuar ashpër klasën politike për gjendjen e arsimit.

‘Sepse universitetet e Shqipërisë, klika e ndyrë sorosiano-komuniste i ka kthyer në shpella nepotizmi e korrupsioni,’ tha Susaj.

Ai foli gjithashtu për largimin e të rinjve nga vendi, duke përmendur shifra të larta të maturantëve që, sipas tij, nuk qëndrojnë në Shqipëri pas përfundimit të shkollës së mesme.

Susaj: Qytetarë të përgjegjshëm që reagoni dhe protestoni e jo për… në mënyrë të veçantë shpreh respekt e mirënjohje, por edhe dhimbjen time të thellë, e dhimbjen e çdo prindi dhe intelektuali të Shqipërisë për studentët dhe nxënësit e Shqipërisë. Pjesa më delikate e më e masakruar e këtyre 35 vjetëve.

O shqiptarë, o bashkëkombësit e mi! Nuk ka vend në botë që i ka masakruar shkollat dhe universitetet sikur Shqipëria. E kjo u dedikohet të gjitha qeverisjeve të fëlliqura të Republikës së Shqipërisë.

Të nderuar studentë dhe nxënës të Shqipërisë, ju flet një njeri që fëmijët i ka të arsimuar në Shqipëri dhe që e ndien çdo ditë dhimbjen, se edhe sot mbi 10 mijë vetë do mbarojnë maturën dhe do ikin jashtë. Janë 26 mijë e 600 maturantë, që as gjysma e tyre s’rrijnë në Shqipëri!

Sepse universitetet e Shqipërisë, klika e ndyrë sorosiano-komuniste i ka kthyer në shpella nepotizmi e korrupsioni!

Sepse në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë nuk japin mësim individët intelektualë me meritokraci, por spurdhjakët dhe horrat e nepotizmit të partisë!

Sepse bazat drejtuese të shkollave dhe universiteteve nuk u vunë kurrë në funksion të profesionalizmit dhe qytetarisë së Shqipërisë, por u vodhën dhe u bënë vila për horrat dhe qelbësirat e partisë!

Zërin e studentëve dhe nxënësve të Shqipërisë nuk i dëgjoi kurrë… por u ndërhy në institucionet e arsimit, u emëruan dashnoret e kryeministrave dhe të partisë dhe i kanë shkatërruar.

Nuk është faji i studentëve dhe i nxënësve të Shqipërisë, që sot universitetet e Shqipërisë radhiten 4000 vende pas Universitetit të Beogradit! Pas 2000 vende pas Universitetit të Kosovës! Pas Malit të Zi, e lëre më universitetet e tjera.

O njerëz të nderuar, është koha të reagojmë për brezin e ri, e të mos mashtrohemi më sikur u mashtruam në 1992-shin.

Prindër! Prindër të Shqipërisë! Sot e mora fjalën nga studentët, nuk desha me fol… Bëhuni njerëz të përgjegjshëm! E mos votoni! E mos votoni kurrë më hasmin e fëmijëve tuaj!

Bëhuni të përgjegjshëm, mos i votoni ata që ngrinë dhe mbajnë universitete. A e dini ju që fëmijët tuaj në shkolla e universitete nuk marrin as qytetari, as profesionalizëm?

E ju thotë një njeri që punon në profesionin e tij prej 40 vjetësh. Një njeri që në jetën e tij s’ka fut dorën në xhep as studentit as shtetit!

Poshtë horrat! Poshtë të korruptuarit! Të çlirojmë universitetet!

Të nderuar studentë të Shqipërisë, mblidhuni në fakultetet tuaja, në universitetet tuaja dhe pastroni universitetet nga të korruptuarit e nga bandat e nepotizmit!

E fundit! Shqiptarë dhe dashamirës të Shqipërisë, të mblidhemi e të qëndrojmë. Të mos i besojmë asnjë mashtruesi dhe sofisti marksist, por ta çojmë protestën deri në fund e t’i rikthejmë Republikën Shqipërisë! T’i rikthejmë funksionet e Republikës! Të rikthejmë pluralizmin, forcën e votës së lirë dhe meritokracinë në institucione! Të rikthejmë shpresën për të pasur drejtësi, qytetari, dituri për fëmijët e Shqipërisë!

Ju falënderoj shumë e po e mbyll si gjithmonë: Rrofshin studentët e rinia shqiptare! Rroftë Shqipëria, atdheu i heronjve! Rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po i japin goditjen përfundimtare bandës së fëlliqur sorosiano-komuniste!

About Redaksia

Check Also

Rama jep dorëheqjen/ Përfundojnë fjalimet tek kryeministria, protestuesit nisin marshimin

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në …