Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, para tre netësh në dy konteinerë janë konstatuar ngarkesa të mëdha me euro, të cilat, sipas denoncuesit, janë nxjerrë nga konteinerët me vinça.
Denoncuesi shprehet gjithashtu se për këtë ngarkesë ka pasur një debat të fortë mes një oficeri policie dhe një doganieri, ndërsa shton se nuk disponon informacione të mëtejshme mbi zhvillimet e mëvonshme të rastit.
“Mirëdita doktor, para tre netësh në dy konteinerë janë gjetur ngarkesa shumë të mëdha me euro, të cilat u nxorën nga konteinerët me vinça. Për këtë ngarkesë ka pasur një debat të fortë midis oficerit të policisë dhe doganierit, por nuk di më tej. Anonim ju lutem!”, thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.
Gazeta RD