Noka: Si Edi Rama i dha leje ndërtimi organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka risjellë në vëmendje denoncimet e bëra nga kryetari Sali Berisha për pastrimin e parave të drogës, krimit dhe korrupsionit në kulla, me lejet të dhëna nga Edi Rama.

Nisur nga operacionet e fundit të SPAK, Noka shkruan se, denoncimet i ka bërë Sali Berisha që një vit më parë, ndërsa ka publikuar dhe lejet që ka dhënë Edi Rama për kartelet dhe organizatat kriminale.

Noka ka publikuar edhe denoncimin e kryedemokratit Sali Berisha për organizatën kriminale ‘Hakmarrja për drejtësi’.

‘Kur kryetari i Partisë Demokratike denoncon me fakte se si Edi Rama shpërblente klanet e drogës me leje ndërtimi.

Leje ndërtimi dhe zhvillimi për organizatën kriminale ‘Hakmarrja për drejtësi’, shkruan Noka në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …