Protesta qytetare ka nevojë për drejtim, jo për çorientim!

Nga Bislim AHMETAJ
(Sonte ishim më pak në shesh).
▶️ Dhe kjo nuk është thjesht çështje numrash.
▶️ Është një kambanë alarmi që duhet dëgjuar me seriozitet nga të gjithë ata që besojnë se kjo protestë përfaqëson një revoltë të sinqertë qytetare kundër qeverisjes së keqe, arrogancës së pushtetit dhe degradimit moral të shtetit.
🔹️Pas 17 netësh proteste në Shqipëri dhe në diasporë, pyetja që lind natyrshëm është:
▶️ Çfarë po ndodh me protestën qytetare?
▶️ Pse po humbet energjia fillestare?
▶️ Pse po shfaqen shenja çorientimi?
🔹️Përgjigjja ndoshta është më e thjeshtë sesa duket.
▶️ Protesta rrezikon të largohet nga kauza që bashkoi njerëzit e zakonshëm.
▶️ Sepse ajo që i bashkon qytetarët nuk është urrejtja ndaj një individi apo tjetrit.
▶️ Nuk është as hakmarrja politike.
▶️ Nuk janë as sloganet që kërkojnë burg për kundërshtarët politikë.
🔹️Ajo që i bashkoi të gjithë në këto 17 netë është një kërkesë e vetme, e qartë dhe legjitime:
▶️ Dorëheqja e qeverisë.
🔹️Kur protesta largohet nga ky bosht ideor dhe fillon të zhytet në narrativat “Rama në burg, Berisha në burg”, ajo humbet karakterin qytetar dhe fillon të perceptohet si arenë përplasjesh politike.
Këto thirrje mund të kënaqin një turmë fanatikësh, por nuk mobilizojnë shumicën e heshtur që ka dalë në shesh për dinjitet, për drejtësi dhe për një shtet normal.
🔹️Një protestë mund ta rrëzojë një qeveri.
▶️ Historia shqiptare e ka provuar këtë.
▶️ Në vitin 1990 ndryshoi sistemi. ▶️ Në vitin 1997 Shqipëria kaloi në një tjetër traumë kombëtare ku gjithçka u përzie me kaos, manipulim dhe konflikt politik.
🔹️Sot nuk kemi nevojë për një përmbysje të re sistemi.
Shqipëria nuk ka nevojë të shkatërrojë themelet e saj shtetërore.
▶️ Ka nevojë t’i pastrojë ato.
▶️ Ka nevojë për një purifikim moral dhe institucional.
▶️ Duhet t’i thuhet ndal karrierës pa meritë.
▶️ Duhet t’i thuhet stop përdorimit të pushtetit për pasurim personal.
▶️ Duhet të marrë fund ideja se administrata është pronë e partisë fituese dhe jo shërbim ndaj qytetarit.
🔹️Në një shtet normal, puna në administratë nuk është privilegj.
▶️ Është përgjegjësi.
▶️ Është shërbim publik.
▶️ Është detyrim moral ndaj taksapaguesve dhe jo mundësi për të krijuar klientela politike.
🔹️Pikërisht këtu protesta duhet të gjejë drejtimin e saj.
Jo në thirrje emocionale që prodhojnë duartrokitje të momentit, por në artikulimin e një qëllimi të qartë politik dhe qytetar.
🔹️Nëse qytetarët që kanë dalë në sheshe këto 17 ditë besojnë se Shqipëria meriton më shumë, atëherë ata duhet të rikthehen sërish në sheshe me një kërkesë të qartë:
▶️Largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie kalimtare 6–9 mujore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
▶️ Një qeveri kalimtare nuk është luks politik.
▶️ Është domosdoshmëri për të rikthyer besimin tek vota, tek institucionet dhe tek vetë demokracia.
🔹️Sepse në fund të fundit, kjo protestë nuk duhet të jetë thjesht shpërthim zemërimi.
▶️ Ajo duhet të bëhet moment reflektimi kombëtar.
▶️ Një thirrje për të pastruar shtetin nga arroganca, korrupsioni dhe kultura e pandëshkueshmërisë.
🔹️Vetëm atëherë protesta qytetare do të ketë jo vetëm zë, por edhe drejtim
🔹️Jo vetëm një fillim frymëzues, por edhe një mbyllje “Happy Ending”.

About Redaksia

Check Also

Çfarë po ndodh me Ballukun/ Transport me skaf i parave në Greqi

Denoncimi i Berishës Burime të informuara, qytetarët dixhitalë, më informojnë se Lubia ka bërë tre …