Berisha: Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, ka marrë ekspertë serbë kundër demonstratave

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë në Kuvend ndaj kryetares së SHISH, Vlora Hyseni.

Berisha tha se, Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, ka marrë ekspertë serbë kundër demonstratave.

Berisha: Po ju nuk mund t’i injoroni ata në këtë mënyrë se ata kanë kërkesa të drejta.

Kurse ju keni vendosur t’i zgjidhni me kërcënime mafioze, duke marrë bandat.

Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Edi Ramës dhe Vuçiçit, ka marrë ekspertë serbë anti-demonstrata se si të ndërhyjnë.

Dhe unë paralajmëroj urgjent hetim parlamentar.

Urgjent hetim parlamentar!

Larg duart nga protesta.

Zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë.

Pastaj do ikni si minj.

Ua them unë.

Po, po edhe ti që qesh atje.

Do ikni si minj. Po më mirë tani burrërisht.

Kini guxim të votojmë ligjet, të heqim me mosbesim Edi Ramën dhe t’i japim zgjidhje krizës që do jetë shumë herë më e thellë ditët dhe javët që vijnë.

About Redaksia

Check Also

“Kujdes drutë te vila e shefes”/ Përgjimet që çuan SPAK te prona tjetër e fshehtë e Ballukut

Nga Elton Qyno  Për një periudhë 1 vjeçare thuajse të gjithë puntorët që shërbenin në …