Falsifikimi/ Berisha: Toka shkëmbore u shpall pemëtore, Rama e shpalli veten investitor strategjik!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, falsifikime skandaloze janë bërë për transferimin e pronave deri ne ndërtimin e resortit Zig-Zag.

Berisha theksoi se, toka shkëmbore u shpall pemëtore, Rama e shpalli veten investitor strategjik. Olsi është i pranishëm kudo.

Berisha: Pra, çfarë ka qenë në kohën e kooperativave nuk thuhet, çfarë është shndërruar nuk thuhet, kujt i është dhënë nuk thuhet dhe se po flasim për pemëtore apo jo, nuk thuhen më.

Hartat e publikuara nga Artan Lame, dhe ne i kemi marrë ato në kronikën televizive të datës 4 mars 2023 në Klan Neës, provojnë të qartë për falsitetin e këtyre dokumenteve.

Vetëm 5 ditë pas publikimit të tyre, i ndjeri Artan Lame shkarkohet nga detyra me firmë të vetë Edi Ramës.

I pamëshirë!

Nga hulumtimi që kemi bërë rreth këtyre dokumenteve shohim se prona ku do zhvillohet resorti i Isa dhe Shpëtim Aliut … Salvator Aliu e ka këtu, nuk ishte regjistruar ende si parcelë kadastrale.

Madje, as numrat e parcelës nuk kanë ekzistuar.

Kemi identifikuar parcelën me numër 6613 që është ngjitur me parcelën kadastrale ku do ndërtohet resorti 3537 në kufi me këtë pronë dhe disa të tjera që janë të paqarta, por pikërisht tre prona në një sipërfaqe 17 mijë metra katrorë kanë qenë të paidentifikuara ende.

Prona në fjalë është inkorporuar brenda parcelës 3552 që është disa qindra hektarë, por që duket qartazi që janë kullota.

Në këtë pronë e inkorporuar ka qenë edhe ajo për të cilën pretendon Edi Rama, e ndjera Aneta Koleka, mamaja e tij, vëllai i tij Olsi Rama, si pasuri në vendin e quajtur Maja e Kolekëve. Edhe njëherë, Maja e Kolekëve ka të bëjë me krahun tjetër të Kolekëve… ai ka qenë ministër, ai ka qenë zyrtari i lartë në perandori, ata kanë qenë degë e fisit Koleka, por ofiqarë të lartë në perandori dhe pas shembjes së perandorisë.

Ai është ministër që ka udhëhequr shqiptarët në luftën e Vlorës, është një figurë e ndritur e historisë kombëtare dhe absolutisht nuk është kurrë e Spiros, Petros dhe e këtyre që kishin gjithsej shtatë dhi dhe një gomar dhe jetonin në varfëri të plotë.

Pra, siç e shihni, deri në momentin që Lame ka qenë në këtë detyrë, nuk ka pranuar kurrë të regjistrojë apo identifikojë as pronën e Aliajve, as të Ramajve.

Jo, s’e ka bërë këtë ai.

Por pse ne dyshojmë se shitësi i kësaj prone ose është ndonjë prestanome, ose është ose është vëllai i kryeministrit.

Për këtë do t’i rikthehemi vendit të hartave ku Rama dhe fisi Koleka pretendojnë se janë pronarë të 224 mijë metra katrorë.

Të pamëshirë!

Kanë futur aty dhe kanionin e Gjipesë.

Pasuria në vendin e quajtur Bishti i Vishës së Vogël e zotit Petro dhe Spiro Koleka në një sipërfaqe prej, kjo është tjetër, kjo 1.7 hektarë, prona ndodhet në pjesën fundore të fshatit Vuno me këto kufizime: kisha, rruga automobilistike, përrua, përrua. Prona ndodhet mbi rrugën nacionale Vlorë-Himarë.

Brenda kufijve të kësaj prone nuk ka ndërtime dhe godina apo pronësi të tjera. Gjendja juridike e pronës është e papërcaktuar pasi është zonë e pamenaxhuar nga ana topografike, zëri kadastral është kullotë dhe s’ka asnjë lidhje me Kolekët e Edi Ramës.

Kjo pjesë ndodhet në Bashkinë e Himarës dhe njësinë administrative Vuno.

Bishti fundor i saj shtrihet pikërisht buzë detit, ndërsa Himara sipas sistemit ASIG ka kryesisht pjesën shkëmbore të saj.

Toka s’ka kufizime me pronarë dhe përshkrimi i saj nga specialistët që kanë hartuar verifikimin, lë shumë për të dëshiruar.

Me ato koordinata që jep ajo, mund të ishte kudo.

Ia kanë futur kot pra, kot!

Edhe toka ku mendohet se ndërtohet resorti është pikërisht në vendin fundor dhe buzë detit të saj, që specialistët e dërguar nga gjykata e kanë quajtur Bishti i Vishës.

E dyta, do të duhej një forcë shumë e madhe që në shkelje të hapur të ligjit, një tokë shkëmbore ku me zor rriten shkurre detare të regjistrohej si pemëtore.

Kjo sepse kullotat në fshatin Vuno kanë qenë të përbashkëta dhe nuk janë përfituar as me AMTP, as me ligjin 7501, por as me trashëgimi. Kryesisht janë ndarë ullishtat.

Ka përfituar ndonjë trashëgimtar ku të parët e tij kanë përdorur tokën buzë plazheve për gjueti, peshku apo kontrabandë në kohën e hershme, por kullotat jo.

Ndërrimi i destinacionit ka qenë një argument për të marrë këtë tokë në mënyrë të paligjshme.

Tre, nga sa shohim bëhet fjalë për një sipërfaqe 15 mijë metër katrorë në bllok e ndarë në tre parcela.

Parcela e tokës që pretendon Rama me fisin e tij është 1.7 hektarë në bllok, apo 17 mijë metër.

Parcelat janë koordinuar në mënyrë të tillë që të dalin fiks 15 mijë metër.

Ky është një hajdut i pamëshirë ky.

Katër, ndërtesa do ishte hotel prej 30 mijë metër katrorë. Hoteli i hajdutëve!

Ndërtesa do ishte hotel prej 30 mijë metër katrorë dhe kërkon infrastrukturë të cilën vetëm shteti mund t’ia japë garanci se mund ta çojë deri atje. Vendi është pa rrugë. Projekti kërkon që të ketë furnizim të mirë me ujë, energji elektrike dhe kalon shifrën 5 milionë dollarë që kërkon për investimin strategjik. Se e ka investim strategjik vetë në atë Edi Rama.

Dhe Edi Rama këtu ka shpallur veten investitor strategjik. Sipas informacioneve që kemi marrë nga terreni, Olsi Rama është omniprezent, është i gjithëpranishëm.

Sidomos në aksin Livadh-Jalë. Dhe asgjë nuk bëhet në atë vend pa miratimin e tij.

Jo më të vinte një individ Aliu nga Kavaja apo nga Elbasani dhe të blinte 15 mijë metër katrorë tokë fqinj me të që ai pretendon, dhe ai apo vëllezërit e Ramës, krahu i tij, të mos ketë dijeni.

ImageImage

About Redaksia

Check Also

Elda Hoti: Tenderi 3.3 mln euro për tregun e Milotit ju dha ofertuesit me vlerë më të lartë!

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Elda Hoti ka denoncuar procedurat korruptive që …