Të rinjtë parkojnë betonieren para Kryeministrisë, mesazh për lidhjet mes krimit dhe ndërtimit

Protesta e sotme para Kryeministrisë u shoqërua me një simbolikë të fortë, ku parkimi i një betoniereje përpara godinës, nga dy të rinj aktivistë, Erges Eskiu dhe Erlis Sina, ishte një mesazh kundër modelit të qeverisjes që kritikët e lidhin me betonizimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve.

Përmes kësaj performance, të rinjtë kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës, duke theksuar se vendi ka nevojë për llogaridhënie dhe ndryshim politik.

Simbolika synoi të përcjellë pakënaqësinë qytetare dhe thirrjen për përgjegjësi përballë sfidave që, sipas protestuesve, po përballet Shqipëria.

About Redaksia

Check Also

Domosdoshmëria e anullimit të 4 ligjeve që kërkon protesta qytetare

Nga Bujar Leskaj Dhjetra protestat e shpërthyera në vend në 19 ditët e fundit kundër …