Rama shan protestuesit në median e huaj: Unë u them “F*ck you”!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të ngritura gjatë javëve të fundit nga protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Në një intervistë për Financial Times, Rama hodhi poshtë pretendimet se është “Kumbari” i Shqipërisë dhe sfidoi kritikët që të provojnë akuzat e tyre.

“Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’ ‘(Shkoni q*huni’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari, por atyre t’a provojnë se jam Kumbari”, deklaroi ai.

Protestat e javëve të fundit janë nxitur nga kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar prej 4 miliardë dollarësh në zonën e ishullit të Sazanit dhe pranë lagunës së Nartës, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe hetimin e asaj që ata e konsiderojnë korrupsion sistemik në favor të investitorëve të mëdhenj, shkruan e përditshmja britanike.

Kryeministri mbrojti investimin e Kushnerit, duke këmbëngulur se nuk ekziston asnjë lidhje mes projektit dhe hetimeve të fundit për pastrim parash e trafik ndërkombëtar droge që kanë çuar në lëshimin e urdhër-arresteve ndaj disa biznesmenëve.

“Është e tmerrshme të thuhet se ekonomia shqiptare bazohet te pastrimi i parave. Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është një problem kaq i madh. Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Ka. Por a mund të thuhet se ekonomia britanike mbështetet kryesisht te pastrimi i parave? Jo”, tha Rama.

Ai argumentoi se rritja e hetimeve kundër korrupsionit është rezultat i reformave të ndërmarra nga qeveria e tij dhe jo provë se Shqipëria është më e korruptuar.

“Në fakt është e kundërta. Shqipëria po lufton korrupsionin si kurrë më parë dhe sot është shumë më pak e korruptuar se sa ka qenë”, u shpreh ai.

Rama përsëriti gjithashtu pretendimet e tij se protesta kundër projektit është nxitur edhe nga kundërshtarë të presidentit amerikan Donald Trump.

“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt për shkak të Trumpit. Nëse nuk do të ishte Jared Kushner, askush nuk do t’ia dinte për flamingot, për Shqipërinë apo për ndonjë gjë tjetër. E gjithë kjo vjen nga urrejtja ndaj Trumpit”, deklaroi kryeministri.

Pavarësisht protestave dhe polemikave, Rama tha se mbetet i bindur se projekti do të ecë përpara.

“E rëndësishme është që investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash. Ata janë investitorë të mëdhenj. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë”, përfundoi ai.

About Redaksia

Check Also

Spiropali thumbon Ramën/ “Eshtë me haluçinacione…”

Postimi i Spiropalit: Mirëmëngjes Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, …