Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Partia Demokratike e Shqipërisë e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, vlerëson lart dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë, shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit.
Kjo letër, me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar, kudo që jeton, të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin, e shkaktuar nga diktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë, shtypjen e pluralizmit politik, farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe plaçkitjen e shqiptarëve.
Gazeta RD