Gjatë vizitës blic në Gjermani takova miq të shquar që mbështetën PD dhe Sali Berishën në ditët më të vështira

Bulent Tupi: Përshëndetje doktor. Doli në qarkullim një video e juaja teksa udhëtonit për në Gjermani. Jemi kurioz të dimë cilat ishin arsyet e vizitës suaj atje?

Sali Berisha: Unë ditën e enjte u nisa në një udhëtim blic në Gjermani. Pse shkova? Shkova me ftesë të kryetarit të bashkisë të Bundestagut dhe të shoqatës së Bundestagut dhe biznesit, bizneseve të vogla dhe të mesme, në festën e 50-të të kësaj shoqate, për çka jam shumë mirënjohës presidentit për ftesën që më dërgoi.
Në disa orë në atë festë pata rast të takoj shumë deputetë, politikanë, biznesmenë gjermanë, miq të mi që prej shumë vitesh nuk i kisha takuar.
Festën e përshëndeti edhe vetë Kancelari Merz për peshën që ka kjo shoqatë. Pastaj unë pata takime të veçanta, tani të them të vërtetën, e kisha dhe një nga qëllimet që shkova. I takoja dhe t’i falënderoja disa miq të shquar që në ditët më të vështira të Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës ishin të pranishëm me mbështetjen e tyre të fuqishme. Elmar Brok, Peter Beyer, Peter Tiede, Olav Gutting.
Sigurisht që në atë kohë të shkurtër unë e shfrytëzova dhe për dy takime, njërin në Bundestag me Tilman Kuban, zëvendës i grupit parlamentar të CDU-së për politikën europiane dhe një mik timin të kahershëm Christian Kremer, kryetar i zyrës për marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Kristian Demokrat Gjerman.
Besoj se u takova dhe thashë, me këta miq diskutuam, shpreha mirënjohje. Në takim me mua ishte dhe Tomor Alizoti, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, por dhe i informova për revoltën madhështore të të rinjve shqiptarë, kërkesat e drejta të tyre, garancitë që jep Partia Demokratike për t’i mbështetur ato kërkesa me të gjithë forcën e saj dhe qëndrimin që mban.
Kërkova mbështetjen e tyre. Them se pata një takim blic, një udhëtim të shkurtër, rreth 24 orë, por mjaft interesant.
Mjaft interesant.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protestat e kanë damkosur Ramën, e kanë kthyer në kufomë politike të urryer në Evropë dhe më gjerë

Xhovi Nikolli: Përshëndetje Doktor Berisha, unë si demokrat atë protestë nuk e shoh si shpresë …