Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, lëshoi akuza ndaj Edi Ramës. Ai theksoi në fjalën e tij, se protesta qytetare dhe rinore e ka sfazuar, ndërsa u shpreh se qeverisje tij ka marrë fund.

Për këtë arsye, Berisha ka kërkuar mbështetje maksimale për protestat qytetare që sot janë në ditën e 32 pa ndërprerje.

Berisha: Ndaj dhe detyra më parësorë në gjithë bindjen time është që si qytetarë të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore, lëvizje e përgjegjësisë qytetare të triumfojë.

Të rinj, që marshojnë me orë të tëra rrugëve të Tiranës, në një marsh të vërtetë lirie, është kënaqësi e madhe, është nder dhe dinjitet për çdo qytetar që vendos t’u bashkohet atyre në atë marshim, në atë uragan.

Edi Rama është i sfazuar.

Shëmbëllen, ç’t’i thuash, mund t’i vësh shumë epitete.

Shpërndan me mijëra mesazhe në elitën politike evropiane për t’i paraqitur si lëvizje iraniane sepse gjeti Ikbalen në një foto me Ahmedinaxhadin.

Rama vetë ka foto bashkë me Erion Veliajn.

Ka foto se ka organizuar Internacionalen Socialiste në Teheran.

Dhe kjo tani duhet të shpallej non-grata.

Sa të dobët që janë këta.

Këta kanë marrë fund, ua them unë ju.

A mund të imagjinoni ju kur kanë tmerr Ikbalen këta?

A mund të imagjinoni ju?

Dhe krenarisht e shpallin non-grata.

Morën dhe zvarritën dje protestues, por nuk i mposhtën fare.

Absolutisht.

I zvarritën njëlloj siç kanë zvarritur në Zvërnec.

Edi Ramën e pret fundi i merituar.

Ndaj dhe të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, të dashur demokratë dhe demokratë, mbështetës të PD, edhe njëherë thirrje ime, mbështetje masive me të gjitha mënyrat kësaj lëvizje që do t’i japë Edi Ramës së shpejti vendin e merituar.

About Redaksia

Check Also

Pedagogu thirrje qytetarëve: Dilni në shesh të rrëzojmë këtë qeveri që po shkatërron Shqipërinë

Duke folur në protestën qytetare ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, pedagogu Lush Susaj u …