Aktivistja-Ceno Klosit: O ushtar i Ballukut, do shkosh në burg me Belindën!

Furisë qytetare të protestës së sotme te parlamenti, nuk i shpëtoi dot as deputeti socialist, Ceno Klosi.

Një prej aktivisteve “iu qep”, Ceno Klosit, teksa ky i fundit u largua nga parlamenti dhe për t’i shpëtuar turmës u fut te Qendra Toptani.

Por aty i doli para aktivistja, e cila nga prapa i thërriste: Ushtar i Belinda Ballukut, fshihesh si miush! Hajdut, ke bërë vota!

Ceno Klosi, ish-drejtori i Drejtorisë së Tatimeve një nga njerëzit më të afërt të Ballukut, është në hetim nga SPAK për 4 vepra penale, mes tyre edhe fshehje pasurie.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e Ramës me “sëmundje” të pashërueshme

Nga Boldnews.al Ministrja më e re, me profesion të hershëm kardiologe, duhet t’i ketë pasur të …