Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Këtë vit nuk ka pushime, do jemi këtu derisa të rrëzohet Rama!

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së 37-të, duke nisur marshimin drejt Kryeministrisë në vijim të mobilizimeve kundër qeverisë.

Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa kanë brohoritur vazhdimisht sloganin “Rama jepe dorëheqjen”.

Protesta synon të rrisë presionin ndaj qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit janë shprehur të vendosur për të vijuar protestat deri në realizimin e objektivit të tyre politik.

Në nisje të protestës para Kryeministri, aktivisti Edison Lika u shpreh se këtë verë shqiptarët kanë anulluar pushimet pasi do i kalojnë aty në Bulevard deri në rrëzimin e Ramës.

Ai theksoi se shqiptarët e kanë seriozisht kësaj here dhe se kanë bërë në 36 ditë atë që nuk ishte bërë në 36 vite.

Edison Lika: 36 vite tranzicion i kemi hedhur poshtë në 36 ditë. Ju bëtë në 36 ditë atë që nuk ishte bërë në 36 vite.

Ju jeni krenaria e këtij vendi. Nuk do e lini kurrë këtë shesh bosh. Rama jepe dorëheqjen.

Duket sikur pas 36 ditësh, e kemi harruar atë që na ka mbledhur Rama në burg, Berisha në burg. Duket se shqiptarët sivjet nuk do bëjnë pushime. Pushimet janë të rezervuara në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Shpresa e tyre është të largohemi. Arma jonë është rezistenca. U themi atyre që hapën tv me shpresën se nuk do jemi këtu. Ne jemi këtu më të fortë se kurrë. Po do jemi këtu çdo ditë derisa ky kryeministër të largohet. Si thanë do fillojë botërori dhe do largohen.

Botërori po mbaron dhe ne do jemi këtu. Sepse Shqipëria e re dhe fundi i këtij regjimi, nuk arrihet me 37 ditë, do jemi këtu derisa ajo të arrihet. Kjo rezistencë i tregoi shqiptarëve se ky popull e ka seriozisht.

Më pas iu ka treguar qytetarëve se këta protestues e kanë seriozisht. E në fund fare u treguan ndërkombëtarëve se këta protestues e kanë seriozisht. E çdo ditë që kalon nga një aleat do shtohet. Na shtohen ne dhe ia pakëson atij.

About Redaksia

Check Also

Raporti i fortë i OKB/ “Rekord heroine dhe kokaine nga Shqipëria drejt Europës

Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) ndër vendet …