Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Samiti i NATO-s ishte historik, por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja.
Berisha: Së fundi dua të them edhe dy fjalë.
Samiti i Ankarasë i NATO-s, në vlerësimin tim, është një nga samitet më të suksesshme në historinë e aleancës.
Dhe ishte një samit vërtet historik për arritjet transformuese për aleancën e Atlantikut të Veriut.
I vetmi vend që u përfaqësua aty në mënyrën më qesharake, më të padenjë, ishte Shqipëria sepse padrinoja i Shqipërisë, me ekzibicionizmin e tij të papërmbajtur, mendoi se në samitin më serioz të planetit mund të shkohet me atletet e basketbollistit.
Nuk kam asgjë për atletet, por ato janë për evente sportive, kurse në atë samit vetëm ai që nuk ka mend, vetëm ai që është torollak, vetëm ai që është i sëmurë dhe nuk kontrollon ekzibicionizmin e tij mund të bëjë këtë akt.
Ai personalisht mori atë që meritonte, e damkosën si shakaxhi, si hokatar dhe servil mediat më të mëdha të botës.
Por Shqipërinë, nuk mund të them se nuk i mbeti turpi nga përfaqësimi nga një individ si ky, i cili sikundër fyen Kushtetutën e vendit të tij, shkel rregullat e hekurta të protokolleve ndërkombëtare, duke harruar se ato janë rregulla për të demonstruar respektin, për të demonstruar seriozitetin për ata që ti përfaqëson dhe ndaj atyre që ti takon.
Ato nuk janë vullnetarizma. Ato janë shekullore.
Por kur hyn ai që nuk meriton, nuk po e prish gojën, aty ku nuk duhet pastaj priten gjëra të tilla.
Sidoqoftë e rëndësishme është protesta, revolta paqësore e fuqishme e qytetarëve që qëndron e pamposhtur dhe e jashtëzakonshme.
Sot, ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në një protestë të fuqishme, tërësisht ndaj akteve të përsëritura të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Por e vërteta është se pagesa 4 milionë për Kanye West është një fyerje, është një injorim i tmerrshëm për shqiptarët dhe ata qindra mijëra qytetarë që janë në protestë kundër tij.
Gazeta RD