Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

Nëse ky skenar materializohet, Ulsi Manja duhet t’u përgjigjet publikisht disa pyetjeve të drejtpërdrejta:

A po zhvillon Komisioni i Ligjeve një proces real, transparent dhe të paanshëm, apo vetëm po formalizon një marrëveshje politike të marrë më parë?

Pse emrat e drejtuesve të ardhshëm të një institucioni të pavarur përfliten si të vendosur ende pa përfunduar shqyrtimi parlamentar?

Kush ia ka dhënë politikës të drejtën të përcaktojë paraprakisht edhe nënkryetarin e KPP-së, kur ligji ia njeh këtë kompetencë vetë anëtarëve të Komisionit?

Ligji parashikon se Kuvendi zgjedh kryetarin dhe anëtarët, ndërsa nënkryetari zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve në mbledhjen e parë të KPP-së. Pra, çdo marrëveshje paraprake politike për këtë funksion do ta kthente votimin e anëtarëve në një teatër institucional.

Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ që kontrollon ligjshmërinë e tenderave. Ai nuk mund të trajtohet si plaçkë pushteti, as si zgjatim i Ministrisë së Infrastrukturës, i Komisionit të Ligjeve apo i ndonjë grupi politik.

Ulsi Manja dhe Belinda Balluku duhet të deklarojnë publikisht nëse kanë ndërhyrë ose jo në këtë proces. Heshtja, përballë një skenari kaq konkret, vetëm sa i forcon dyshimet./Timoni.al

About Redaksia

Check Also

Video/ Thirrje në kor në koncertin e Kanye West: Rama jepe dorëheqjen!

Edhe koncerti i Kanye West nuk i ka shpëtuar thirrjeve ‘Rama jepe dorëheqjen’ që prej …