Vokshi zgjidhet Zv.Presidente e Popullorëve Europianë për gratë

Ndodh për herë të parë, Albana Vokshi zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women)

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane. Në kongresin zgjedhor të EPP Women, të zhvilluar në Dublin, zonja Vokshi rezultoi një nga 3 gratë më të votuara, duke përfaqësuar denjësisht Lidhjen Demokratike të Gruas dhe Partinë Demokratike. “Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane.”- u shpreh zonja Vokshi pas zgjedhjes si zëvendëspresidente e EPP Women. E gjithë energjia ime do të jetë për të pronovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëbdimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”.

Kjo është hera e parë që një përfaqësuese ë Partisë Demokratike zgjidhet në një post kaq të lartë politik në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane. Në kongresin e Dublinit, EPP Women vendosi për ndryshimin e lidershipit. Znj. Doris Pack, një nga mbështetëset më të forta të Shqipërisë dhe PD u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit. Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:
1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,
Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)
3. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
4. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
5. Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
6. Doina Gherman, deputete, (Moldavi).

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply