CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Shehu: Sorosi po dikton mazhorancën, PS bllokon ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe rezolutën për Kosovën

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka akuzuar përmes një postimi në Facebook mazhorancën se, nën presionin e Sorosit dhe ideologjisë LGBTQ, ka bllokuar projektligjin e opozitës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gender, duke e cilësuar këtë një veprim me pasoja të rënda për shoqërinë.

Në të njëjtin reagim, Shehu pretendon se mazhoranca ka penguar edhe miratimin e rezolutës së PD-së për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, si dhe ka bllokuar diskutimin në Komisionin e Jashtëm për deklaratat e ministres serbe.

Postimi

1-Nen “presionin” e ideologjizmave Soros dhe LGBTq Rilindja ka bllokuar Projekt ligjin per “Mbrojtjen e Femijeve dhe te rinjve nga propaganda Gender”!

Nderkaq vazhdon “aksioni” i perdorimit hormonal te femijet prej 13,5 vj per ndryshimin e seksit ne institucionet shendetesore publike!

Krim kunder Njeriut ky!

Krim kunder Familjes!

Krim kunder te ardhmes se shoqerise!

2-Duke bllokuar Rezoluten tone per “Njohjen e denimin e Genocidit serb ne Kosove”, ju krijuat hapesira edhe per deklarata te tilla kriminale, si ajo e Ministres serbe ne nxitje te pastrit etnik!

Ju sot bllokuat edhe Komisionin e Jashtem ne denimin e atij akti e deklarate.

Dhe te gjitha keto duke shkelur edhe proceduren e Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama nuk ndërton kulla për njerëzit që jetojnë sot, por për një fiksim që ai ka për veten në histori

Nga Ndriçim KULLA Dihet se çdo pushteti, kur ai pushon së qeni administrim dhe kthehet në …