Berisha: Të shkrihet Parlamenti! Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë

Lideri i opozitës, Sali Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit. Në një prononcim përpara seancës së fundit plenare, Berisha tha se, kjo është kërkesë e të gjithë shqiptarëve.

“Parlamenti mblidhet në rrethim!

I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë.

Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë.

Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti.

Ky është, them edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ballës: Hytë si minjtë në parlament! Hajde dalim tek qytetarët

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi sfidoi kryetarin e grupit parlamentar të PS-së,  …