Këlliçi: Qytetarët janë në protestë sepse nuk duan më të kenë të bëjnë me Edi Ramën!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj fjalës së mbajtur sot nga Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së dhe anëtarëve të qeverisë.

Këlliçi shkruan se, Rama i’u shmang mesazhit të vërtetë të protestës, ndërsa shton se, qytetarët kanë dalë në protestë, sepse nuk duan të kenë të bëjnë më me Ramën.

Reagimi i Këlliçit

Edi Rama ju shmang mesazhit të vërtetë të protestës sot me një fjalim të gjatë, të mërzitshëm, përsëritës, pa ide.

Njerëzit nuk janë mbledhur prej gati 2 muajsh në shesh, nuk janë ngritur në revoltë që t’i japin atij një shans të korrigjohet. Qytetarët janë në protestë sepse nuk duan më të kenë të bëjnë me Edi Ramën.

Ai pati kohë 13 vite dhe shqiptarët e panë se qeverisja e tij ishte korrupsion, afera të përditshme, lidhje me krimin, arrogancë, shpërfillje e shtypje ndaj qytetarëve. Çdokush e ka bilancin e këtyre 13 viteve.

Shumica nuk e përmirësuan dot jetën por u bënë dëshmitarë të luksit të shfrenuar të Edi Ramës dhe rrethit të tij.

Pra nuk kemi të bëjmë me një keqkuptim që do rregullohet me dy dokumente.

Kemi të bëjmë me një ndërprerje të kontratës me të cilën ai abuzoi 13 vite rresht.

Njerëzit janë lodhur, u ka ardhur në majë të hundës nga fjalime e marifete si sot. Kërkojnë dhe presin vetëm një akt:

Jepe dorëheqjen!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë nga protesta: As Rama e as Taulant Balla nuk mund ta ndalojnë dritën e fitores!

Në ditën e 55-të të revoltës qytetare, i riu u shpreh se shqiptarët nuk kanë …