Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar.
Ata kanë gjetur rastin kur kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla po largohej nga ambientet e Kuvendit për të hedhur vezë në drejtim te mjetit të tij.
Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit ndodheshin në ambientet e xhamisë së Namazgjasë teksa hodhën vezët për tu larguar më pas me shpejtësi. Pas incidentit, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën.
Gazeta RD