Berisha: Gënjeshtra, e vetmja mënyrë mbijetese politike e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas intervistës së Edi Ramës për televizionin britanik Channel 4, duke e akuzuar se u vu në vështirësi nga pyetjet e gazetares Lindsey Hilsum dhe se u kontradiktua lidhur me projektin në Zvërnec.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se gazetarja “ia çmonton narrativën” Ramës brenda pak minutash, ndërsa thekson se gënjeshtra, sipas tij, është e vetmja mënyrë mbijetese politike e Ramës.

“Kur nuk ke turp, thua çdo gjë dhe bën çdo gjë! Gazetarja e njohur e Channel 4, Lindsey Hilsum, ia çmonton në pak minuta narrativën Edi Ramës. Fillimisht, Rama pretendon se nuk ka asnjë projekt. Vetëm pak çaste më vonë, nis të flasë për vetë projektin. Një kontradiktë që flet më shumë se çdo koment. Gënjeshtra mbetet e vetmja mënyrë mbijetese politike që ai njeh”, shkruan Berisha krahas videos.

About Redaksia

Check Also

Rama është ish-kryeministër/ Aktori i njohur: Ky i pabesi si gjarpër, grabiti Shqipërinë për veten!

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 60-të kundër qeverisë dhe …