Tragjedi në Shkodër, digjen brenda banesës nëna me dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pasditen e kësaj të mërkure, ku një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët.

Sipas policisë, rreth orës 13:10 ka rënë zjarr në një banesë në fshatin Domen, në pronësi të shtetasit me inicialet Besmir Çelaj.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja Bleona Çelaj, 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, të cilët u gjetën të pajetë brenda banesës.

Pamje nga banesa e shkrumbuar

“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”,- njoftoi sot policia.

Sipas informacioneve paraprake, 24-vjeçarja me bashkëshortin dhe dy fëmijët ishin kthyer së fundmi nga Gjermania dhe kishin shkuar në banesën e vjetër të familjes në fshatin Domen, për ta pastruar dhe sistemuar, ndonëse ajo ishte e pabanueshme.

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se tragjedia ka ndodhur kur gruaja ka ndezur një bombol 5 litroshe të gazit për të gatuar, e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve. Si pasojë e presionit të lartë ka rënë edhe çatia e banesës dhe gruaja me 2 të vegjëlit e saj janë djegur brenda shtëpisë.

Një qytetar ka parë zjarrin nga një distancë e largët dhe ka telefonuar zjarrfikësit, por ndërhyrja e këtyre të fundit thuhet se është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës kryesore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.

About Redaksia

Check Also

Rama është ish-kryeministër/ Aktori i njohur: Ky i pabesi si gjarpër, grabiti Shqipërinë për veten!

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 60-të kundër qeverisë dhe …