Vdekja nënës me dy fëmijët/ Bardh Spahia: Ngjarje që të lënë pa fjalë, dhimbje që nuk përshkruhen!

Deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku një nënë e re me dy fëmijët e saj të mitur, ka humbur jetën nga zjarri.

Reagimi i deputetit Bardh Spahia

Ka ngjarje që të lënë pa fjalë e dhimbje që nuk përshkruhen.

E tillë është kjo e sotmja në familjen Çobaj në fshatin Domen, të Postribës, ku humbën jetën në mënyrë tragjike Blerina Çobaj dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Një tragjedi që prek zemrën e çdo prindi dhe mbarë opinionit publik. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe të gjithë banorët e zonës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

U prehshin në paqe.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 60-të/ Një minut heshtje për nënën dhe dy të miturit! Bëjnë me faj Ramën për tragjedinë në Shkodër

Protesta shënon sot ditën e 60-të të saj. Për 2 muaj rresht çdo ditë mijëra …