Boçi shkruan se, kjo është një tragjedi që na prek të gjithëve dhe na le pa fjalë.
Reagimi i deputetit Luçiano Boçi
Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tragjik që ka tronditur sot mbarë komunitetin shkodran dhe jo vetëm.
Një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre në fshatin Domen të Postribës.
Është një tragjedi që na prek të gjithëve dhe na lë pa fjalë. Humbja e tre jetëve në rrethana kaq të rënda është një dhimbje e madhe, e cila tejkalon çdo përshkrim.
Në këto çaste zie, bashkohemi në dhimbje me familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që i njohën dhe i deshën.
Kjo ngjarje e dhimbshme nuk tragjedi e fatit të keq.
Kjo është pasojë e indiferentizmit dhe papërgjeshmërisë së pushteteve qendror e lokal në Shkodër.
Është rezultat i braktisjes në shërbime dhe kujdes ndaj qytetarit, sidomos të atij të zonave rurale.
Nëse do kishte shërbim zjarrfikës efikas kjo tragjedi do ishte shmangur.
Përgjegjësit kanë emër pushtetarësh dhe duhet të përballen me ligjin.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tyre, miqve dhe gjithë komunitetit shkodran. Lutem që Zoti t’u japë forcë dhe kurajë për të përballuar këtë humbje të rëndë, ndërsa shpirtrat e të ndjerëve prehen në paqe. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre.
Gazeta RD