Pasi përzuri shqiptarët, Rama do sjellë në Shqipëri 30 mijë vietnamezë!

Pasi ka përzënë shqiptarët nga shtëpitë e tyre, Edi Rama kërkon të sjellë në vend rreth 30 mijë punëtor nga Vietnami komunistë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta vietnameze ‘Lao Động’, e cila raporton se më 29 korrik, në Hanoi, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi mes Ministrisë së Brendshme të Vietnamit dhe Ministrisë shqiptare të Ekonomisë dhe Inovacionit të drejtuar nga Delina Ibrahimaj  për bashkëpunimin në fushën e punësimit.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zv.ministri vietnamez i Brendshëm Vu Chien Thang, si dhe ambasadorja e Vietnamit në Greqi, e akredituar edhe për Shqipërinë.

Sipas medias vietnameze, Shqipëria ka nevojë për rreth 20 deri në 30 mijë punëtorë, kryesisht në sektorët e turizmit, hotelerisë, restoranteve, ndërtimit, prodhimit industrial, bujqësisë së teknologjisë së lartë, transportit dhe profesioneve të tjera që kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar.

Memorandumi krijon bazën ligjore për dërgimin e punëtorëve vietnamezë në Shqipëri dhe synon zgjerimin e mundësive të punësimit për qytetarët e Vietnamit.

Sipas autoriteteve vietnameze, punëtorët do të trajtohen sipas legjislacionit shqiptar dhe do të përfitojnë paga, kushte pune dhe të drejta të barabarta me punonjësit e tjerë.

Një element i marrëveshjes është se punëtorët vietnamezë nuk do të paguajnë asnjë tarifë përpara largimit nga vendi i tyre. Të gjitha shpenzimet e rekrutimit dhe transferimit do të mbulohen nga punëdhënësit shqiptarë.

Po ashtu, pala shqiptare ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë për trajnimin profesional të punëtorëve përpara mbërritjes së tyre në Shqipëri, në mënyrë që ata t’u përgjigjen kërkesave të tregut vendas të punës.

Pas hyrjes në fuqi të memorandumit, institucionet e të dy vendeve do të hartojnë planin e zbatimit, duke koordinuar procesin e përzgjedhjes, trajnimit dhe punësimit të punëtorëve vietnamezë në Shqipëri.

Marrëveshja vjen në një kohë kur emigrimi i shqiptarëve dhe mungesa e fuqisë punëtore mbeten ndër sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare.

About Redaksia

Check Also

“Fshesa” e PS-së kalon mbi hartë/ Nga Fushë-Arrëzi te Prrenjasi, shkrihen 15 bashki

Mazhoranca socialiste depozitoi të enjten në Kuvend projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale, ku propozohet reduktimi i …